E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet prapë rruga te Vilat

Bllokohet sërish rruga e Ujit të Ftohtë, por këtë radhë nuk kanë qenë banorët protestues, por forcat e rendit, që kanë bllokuar hyrjen për në rezidencat qeveritare. Ndërkohë, protesta e banorëve ka vijuar dhe dje dhe sipas tyre devijimi i rrugës është bërë për të mbuluar punimet që po bëhen për ndërtimin e murit rrethues të vilave qeveritare. Mësohet se gjatë punimeve kanë qenë të pranishme dhe forcat e policisë së bashku me ato të gardës që ruanin mbarëvajtjen e punimeve. Ndërkohë, banorët pretendojnë se ndërtimi që po kryhet është pa leje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›