E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet Markeljani "i tmerrshëm"

Tmerri i policisë së kryeqytetit për qindra vjedhje ka braktisur Shqipërinë. Por, edhe jeta e re nuk i ka zgjatur shumë në liri. Markeljan Cungu, i cili ende nuk i ka mbushur 12 vjeç, është kapur në Greqi. Policia shqiptare është njoftuar ditën e djeshme se ai ishte kapur për vjedhjen e një banese. Por, uniformat blu kanë mbetur të shtangur, pasi nuk e dinin se ai ishte larguar jashtë vendit. Vetëm kur homologët grekë kanë kërkuar informacion për të, kanë mësuar se ai, aktivitetin kriminal e kishte shtrirë edhe jashtë kufirit. Megjithatë, vjedhja për të cilën akuzohet mund të jetë e fundit për shumë kohë, pasi ai mund të dërgohet nga drejtësia greke në një shkollë riedukimi, institucion që i ka munguar Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›