Kuvendi miraton anëtaren e re të KLD-së dhe Gjykatës së Lartë
Deputetët e Kuvendit kanë miratuar dje me 74 vota pro anëtaren e re të Këshillit të lartë të Drejtësisë, Lefteri Lleshi. Propozimi i zonjës Lleshi është bërë nga KLD-ja dhe Kuvendi e ka miratuar pa asnjë debat. Po kështu, pa debate Kuvendi ka miratuar dje edhe anëtaren e re të Gjykatës së Lartë me 78 vota pro, Mirela Fana.
Të dy emërimet në bazë të ligjit duhet të bëjnë betimin te Presidenti i Republikës për të nisur më pas zyrtarisht punën e tyre.
Të dy emërimet në bazë të ligjit duhet të bëjnë betimin te Presidenti i Republikës për të nisur më pas zyrtarisht punën e tyre.