Vdes në llixha gruaja 62 vjeçe
Një nënë e katër fëmijëve ka gjetur vdekjen teksa po lahej në llixhat e qytetit të Peshkopisë. Mësohet se 62-vjeçarja, Nadire Shyti, banore në lagjen e re të qytetit të Bulqizës, sapo është futur për t‘u larë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gruaja është ndier keq, i ka rënë të fikët dhe ndonëse është ndihmuar nga mjekët, nuk ka mundur të mbijetojë. Për momentin nuk bëhet e ditur nëse viktima ka pasur rekomandim nga mjeku për vazhdimin e seancave kurative në llixha, por burime nga policia, thonë për "Shqip", se tashmë është ngritur grupi hetimor për kryerjen e veprimeve procedurale, që do të ndihmojnë në përcaktimin e shkaqeve të vërteta, që çuan në humbjen e jetës së saj.