Sherr në shtëpi, qëllon me plumb në kokë gruan dhe pastaj veten
Nuk e ka kuptuar dot jetën pa bashkëshorten e tij, kur ajo kishte vendosur ta linte, e të merrte me vete edhe fëmijën e vogël, e si për t‘u hakmarrë, ka qëlluar mbi të me një plumb në kokë. Por, shumë shpejt një pendesë e rëndë e ka kapluar, e ka vendosur të qëllojë edhe mbi veten pa menduar më tepër. Për fat të mirë, plagët nuk kanë qenë vdekjeprurëse, e të dy janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Elsa Telhai, 18 vjeçe dhe Genci Ilnica, 27 vjeç, burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë me plagë në kokë për shkak të një konflikti që kishte nisur pak kohë më parë mes tyre.
Ata jetonin në një shtëpi private te vendi i quajtur "Rruga Ura" në zonën e Kinostudios në Tiranë. Por, jeta jo shumë e mirë dhe konfliktet mes çiftit ishin shtuar kohët e fundit. Genci punonte si shofer në një televizion dhe bashkë me Elsën, kishin një fëmijë të vogël, rreth 1 vjeç. Kohët e fundit konfliktet kishin filluar të ishin pothuajse përditë, ashtu si edhe dje, e cila i kaloi përmasat, duke u kthyer në një fatkeqësi të rëndë. Pikërisht dje, Genci, ka mbaruar orarin e punës dhe ka mbërritur në banesën e tij. Sapo ai ka hyrë brenda, sërish ka nisur të debatojë me bashkëshorten e re, e cila shpeshherë, i kishte thënë se do ndahej, pasi nuk i duronte debatet. Dje i ka thënë po të njëjtat fjalë, por nga nervat e tepërta, Genci, i cili nuk e duronte dot faktin e ndarjes, edhe për shkak të foshnjës, ka nxjerrë papritur një pistoletë, nga brezi, duke qëlluar mbi të shoqen. Plumbi është drejtuar në kokën e saj, e më pas ajo është dergjur mbi dysheme, e një pellg gjaku e ka rrethuar. Kjo situatë e ka turbulluar 27-vjeçarin, i cili ka nisur të bëjë lëvizje të pakontrolluara, ndërkohë që foshnja ia kishte plasur me të qarë. E pa menduar shumë, ai i ka drejtuar vetes pistoletën, që sipas policisë ishte e llojit "TT", e ka shkrepur dhe është përplasur mbi trupin e të shoqes. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe policia është njoftuar nga fqinjët, të cilët kanë dëgjuar krismat e mbytura. Uniformat blu kanë shkuar shpejt në vendngjarje, ku edhe fqinjët, kanë hyrë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Të dy trupat kanë qenë të mbuluar me gjak, por ende nuk kishin ndërruar jetë. Me urgjencë janë nisur për në spital, ku për orë të tëra i janë nënshtruar kujdesit mjekësor. Policia, e cila është dashur të përballet edhe me zemërimin e familjarëve, që shumë shpejt kanë mbërritur në spital, është vënë në dijeni se aktualisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, mjekët kanë thënë se gjendja e tyre e përmirësuar mund të jetë momentale, pasi kishin humbur shumë gjak dhe plagët në kokë ishin shumë të rënda.