E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta PS nuk donte hetim

Ilir Meta, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë ka theksuar se opozita nuk ka dashur të kryejë hetim të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas tij, selia rozë refuzoi të bënte kërkesë për fletët e votimit në Gjykatën Kushtetuese ose në Komisionin e Venecias.

“Përderisa një vit e gjysmë nuk u shpreh ansjë interes në këtë drejtim dhe u pranua publikisht se nuk kishte interesin për rinumrimin e fletëve, sipas meje kjo është një çështje që i takon ekskluzivisht KQZ-së”, tha Meta.

Ai i bëri këto deklarata pasi prezantoi mbërritjen në LSI të dy ish socialistëve, ish deputetit Durim Hushi dhe ish anëtarit të asamblesë së PS, Ylli Manjani, që ai i cilësoi si vlera të shtuara në LSI.

“Kapacitetet që ata përfaqësojnë, eksperienca e tyre, përvojat pozitive që kanë pasur gjatë angazhimit politik, jo vetëm që janë të mirëpritur, por edhe do të kontribuojnë për realizimin e objektivave tona të përbashkëta në emër të shtimit të energjive pozitive”, deklaroi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›