E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e nipit te arcanit

I plagosuri në ngjarjen e së mërkurës në mbrëmje Eldrin Lufi, nipi i ish-kryeministrit në kohën e komunizmit Adil Çarçani, pjesë e incidentit të armatosur që çoi në arrestimin e djalit të deputetes Arta Dade, ka dalë nga rreziku për jetën.

Ai nuk komenton rrethanat e ngjarjes, por thotë se dëshiron ta harrojë historinë.

“Bëra thjesht një ndërhyrje të shpejtë dhe kam dalë po atë natë. S’kam asnjë prononcim dhe asnjë lloj reagimi”, është shprehur Lufi.

Në lidhje me mënyrën se si ndodhi ngjarja, Lufi shprehet vetëm, se të ndaluarin nga policia, djalin e deputetes Arta Dade e ka mik prej shumë kohësh.

“Është miku im, shumë i ngushtë, shumë intim e kam jashtëzakonisht mik”, theksoi Lufi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›