Elbasan Berisha perkujton 20 vjetorin e PD-se

“Shqiptarët të ndihen krenarë pasi PD-ja është partia e zërit të tyre, PD është një avokat i fuqishëm i lirive. Sot shqiptarët festojnë liberalizimin e vizave në zonën Shengen, ndërkohë që infrastruktura në Shqipëri është më modernia në Evropë”, është shprehur Berisha.
“Votuam të lirë në vitin 2009, të tillë do të votojmë edhe në vijim. Shqipëria është në krye të vendeve evropiane për nga rritja ekonomike”, theksoi ai.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë përmendi edhe projektin për rrugën Tiranë-Elbasan, duke theksuar se një grup “bllokomenësh” kërkojnë që ta bllokojnë.
“Këtë vit do të nisë rruga Elbasan-Tiranë, një ëndërr e madhe për të gjithë. Një grup bllokmenësh kërkojnë të bllokojnë projektin, por projektet e qeverisë do të lehtësojnë jetën e shqiptarëve në çdo vend”, tha Berisha.