E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet punishtja e pijeve alkoolike false

Burimet e mësipërme konfirmojnë se ndër prodhimet false rezultojnë pije me ngjyrë (konjak, ponç, fërnet), raki si dhe pije të shtrenjta, ndërkohë që ndaj pronarit ka filluar procedimi penal 

ELBASAN - Gjatë një operacioni që ka zhvilluar dje në mesditë sektori i Antikrimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan, ka arritur të zbulojë dhe bllokojë një punishte artizanale pijesh alkoolike të falsifikuara. Sipas policisë, janë bllokuar rreth 800 litra pije alkoolike të ndryshme, ndërkohë që ndaj pronarit ka filluar procedimi penal për "prodhim e tregtim të pijeve alkoolike pa licencë e jashtë standardeve". Burimet e mësipërme konfirmojnë se ndër prodhimet false rezultojnë pije me ngjyrë (konjak, ponç, fërnet), raki si dhe pije të shtrenjta. "Bllokimi i punishtes ilegale u bë mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative rreth aktivitetit të paligjshëm të saj, me rrezik për jetën e konsumatorit", - shtojnë burime të policisë së Elbasanit. Mësohet se pijet ilegale janë bllokuar e sekuestruar dhe do të sekuestrohen në përputhje me ligjin përkatës. Sipas drejtuesve të operacionit, kontrollet për zbulimin e punishteve ilegale të pijeve do të vazhdojnë dhe në ditët e ardhshme.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›