E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet punishtja, prodhonte ilegalisht pije freskuese e alkooli

• FIER – Policia e Fierit ka sekuestruar dje një fabrikë të prodhimit të pijeve të falsifikuara dhe ka arrestuar pronarin e saj.

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur arrestimin në flagrancë të Bardhyl Dalipit, 56 vjeç. Dalipi u arrestua pasi në një godinë në periferi të qytetit kishte ndërtuar një fabrikë ku prodhonte pije të ndryshme të falsifikuara, të cilat më pas i tregtonte në pikat e shumicës. Mësohet se 56-vjeçari prej 7 vjetësh prodhonte në mënyrë të jashtëligjshme kryesisht pije freskuese, por nuk mungonin edhe ato alkoolike. Sipas burimeve të policore Dalipi i shpërndante pijet në disa dyqane shumice ku i shiste me një çmim më të ulët sesa tregtarët e tjerë duke krijuar kështu edhe konkurrencë të pandershme. Mësohet se pas kontrolleve policore në ambientet e fabrikës, aty janë gjetur edhe një numër i konsiderueshëm etiketash të falsifikuara. Bëhet e ditur se mbi Dalipin rëndon vepra penale e prodhimit të kundërligjshëm të artikujve dhe mallrave industrial e ushqimore, si edhe ajo e “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”. Pak javë më parë një tjetër punishte e falsifikimit të pijeve u bllokua në Patos. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›