Videoja e Inis Gjonit, Zina Sollaku heq dorë nga gjyqi
• Avokati i Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, kërkoi dje në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit, përjashtimin nga trupi gjykues të Zina Sollakut, bashkëshortes së ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku nga padia e Inis Gjonit, kundër Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Fatos Mahmutaj
Kërkesa e avokatit Genci Terpo, përfaqësues ligjor në proces i artistes Gjoni, u argumentua me faktin se gjyqtarja Zegjine Sollaku, është bashkëshortja e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ndërsa nga ky varej edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në kohën, që u publikua videoja intime e Gjonit, ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme është dhe një nga institucionet e interesuara, palë e tretë në këtë proces. Pas kësaj kërkese të palës paditëse Gjykata e Apelit e Tiranës, u tërhoq për vendim, ku shpalli të mos e përjashtonte gjyqtaren Sollaku, por kjo paraqiti dorëheqjen vullnetarisht nga trupi gjykues. Pas kësaj, seanca gjyqësore u shty derisa të zëvendësohet kjo gjyqtare.
Videoja
Në padinë që ka depozituar në gjykatë, artistja Inis Gjoni kërkon dëmshpërblimin, në vlerën e 200 mijë USD-ve, nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të shpërndarjes dhe publikimit të informacioneve që cenojnë jetën private të saj dhe njëkohësisht cenojnë dhe fyejnë nderin dhe dinjitetin. Paditësja pretendon se, videoja intime e saj është përhapur nga telefoni celular i të dashurit të saj Arjan Selimi, i cili ka qenë i sekuestruar nga organi i akuzës së Krimeve të Rënda. Gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Tiranës, ku u vendos rrëzimi i padisë si e pambështetur në prova e ligj, u provua fakti se artistja Gjoni ka qenë personazh në një video intime. “Kjo video ka qenë e regjistruar në telefonin celular Tip “Nokia” model 6230, me numër IMEI 32953000724637 dhe me kartë të një kompanie celulare shqiptare, që i është sekuestruar të pandehurit Arjan Selimi, i dashuri i paditëses. Kjo video është shpërndarë nëpërmjet programeve bluetooth, infra dhe e-maile, nëpër përdorues të ndryshëm”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Argumentet
Rrëzimin e padisë së Gjonit Gjykata e Tiranës, në prill të vitit të kaluar e argumentoi me faktin se, paditësja nuk provoi që Prokuroria e Krimeve të Rënda të ketë shpërndarë këtë video. Madje gjykata pohon se, nga pala paditëse nuk u paraqit asnjë provë që të vërtetonte këtë fakt, si dhe nuk u arrit nga pala paditëse të provohej koha e realizimit të videos, megjithëse gjatë procesit u pohua se, kjo video është regjistruar ndërmjet datave 19 dhe 20 qershor 2004. “Por që të provonte këtë pretendim Gjoni nuk paraqiti asnjë provë. Vlen të theksohet se vetë videoja nuk përmban të dhëna që të vërtetojnë datën e realizimit të saj. Kështu që ky pretendim i paditëses mbeti i paprovuar”, -thuhet në vendimin e gjykatës. Për më tepër gjykata pohon se, paditësja Gjoni nuk mundi që të provonte as faktin që videoja nuk ishte shpërndarë në telefona të tjerë, përpara momentit të sekuestrimit të telefonit të Selimit nga Prokuroria. Pas këtij vendimi, avokati Terpo, i GSHDNJ-së, mbrojtës i interesave të Gjonit në këtë proces, e dërgoi çështjen në Gjykatën e Shkallës së Dytë. Tashmë në këtë gjykatë pas legjitimimit të trupit gjykues, pritet që të nisë shqyrtimi i padisë.
Prokuroria
Pala e paditur, Prokuroria e Krimeve të Rënda, provoi para Gjykatës së Tiranës se telefoni i Selimit, është sekuestruar me procesverbalin e sekuestrimit të provave materiale të datës 22 qershor 2004. Ky telefon është këqyrur me procesverbalin e datës 22 qershor 2006. Nga përmbajtja e këtij procesverbali rezulton se, nuk është bërë e mundur këqyrja e këtij telefoni për shkak të mungesës së kodit “Pin”. Ai është këqyrur në prani të shtetasit Arjan Selimi, i cili nuk ka bërë asnjë vërejtje, është mbyllur dhe është futur në zarf. Nëpërmjet shkresave të shoqërive telefonike rezulton se, telefoni në të cilin ndodhej videoja nuk është ndezur që nga momenti i sekuestrimit deri më datë 3 maj 2005. Ndërkohë videoja mendohet se ka dalë para kësaj date.
Inis Gjoni
Paditësja Inis Gjoni ka qenë personazh në një video intime. Kjo video ka qenë e regjistruar në telefonin celular tip “Nokia” model 6230 me numër IMEI 32953000724637 dhe me kartë të një shoqërie telefonike shqiptare, që i është sekuestruar Arjan Selimit, të dashurit të Gjonit, atëherë i paraburgosur nga Krimet e Rënda nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Videoja është shpërndarë nëpërmjet programeve elektronike bluetooth, infra-red dhe e-mail, nëpër përdorues të ndryshëm. Në padinë e saj Gjoni pretendon se, kjo video është shpërndarë nga institucioni i paditur, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe kërkoi që të dëmshpërblehej për cenimin e jetës së saj private dhe cenimin e nderit dhe të dinjitetit të saj.