Pak skepticizëm rreth NATO-s
• Blendi Kajsiu
Të përmendësh fjalën “skepticizëm” në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në ditët tona, mund të tingëllojë si blasfemi. Entuziazmi dhe euforia ka shpërthyer në të katër anët e skenës publike dhe në të dyja anët e gardhit politik. Kryetarja e Parlamentit përshëndeti lëvizjen rinore për NATO-n që u krijua me këtë rast, ndërsa Ministria e Arsimit e futiTë përmendësh fjalën “skepticizëm” në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në ditët tona, mund të tingëllojë si blasfemi. Entuziazmi dhe euforia ka shpërthyer në të katër anët e skenës publike dhe në të dyja anët e gardhit politik. Kryetarja e Parlamentit përshëndeti lëvizjen rinore për NATO-n që u krijua me këtë rast, ndërsa Ministria e Arsimit e futi NATO-n në librat e shkollës. Nuk është çudi që së shpejti të krijohen edhe yllkat, fatosët dhe pionierët e NATO-s. Si gjithmonë në këto raste theksohet dimensioni historik i ngjarjes që për disa është më e rëndësishmja në historinë e Shqipërisë, duke përfshirë edhe vetë krijimin e saj.
Në momente të tilla “kaq historike” është e vështirë të bësh një analizë të thjeshtë dhe logjike të implikimeve që mund të ketë për Shqipërinë ftesa për në NATO. Historia është në thelb një forcë që përjashton dhe tejkalon vullnetin dhe logjikën individuale, është një ligj universal që operon të tashmen ia nënshtron të ardhmes. Ishin filozofë si Hegel dhe më pas ideologji si marksizmi ato që “zbuluan” ligjet e historisë, që në rastin e Shqipërisë u përdorën për të reduktuar mendimin individual kritik dhe për të natyralizuar ndërtimin e socializmit si një proces historik, që detyrimisht do të kulminonte me arritjen e komunizmit. Andaj çdo hap në rrugëtimin e atëhershëm përbënte një moment historik. Sot ne po rrugëtojmë nga njëri moment historik tek tjetri në drejtim të demokracisë. Historia është përsëri në veprim, tashti nga krahu i duhur.
Nga kjo logjikë buron theksimi pafund i ftesës si moment historik te qytetarët e thjeshtë, që ndonëse në përgjithësi janë mjaft pro NATO-s nuk po dinë ta ndjejnë si duhet rëndësinë historike të ftesës. Dhe kjo pavarësisht mbulimit të gjithanshëm mediatik të ngjarjes dhe përpjekjeve titanike të gazetarëve për ta bërë interesante një burokraci politiko–ushtarake. Ky mbulim mediatik, ashtu sikurse edhe fjalimet politike janë ftesa që ne ta përqafojmë dhe jo ta analizojmë ftesën e Shqipërisë për në NATO, çka është mjaft e çuditshme po të kihet parasysh se shumica dërrmuese e qytetarëve si dhe pothuajse i gjithë opinioni publik janë pro NATO-s.
Në këto kushte maratona e deklaratave dhe analizave pro NATO-s po bëhet gjithnjë e më e pakuptimtë, pasi duket se kërkon të bindë një audiencë skeptike që nuk ekziston. Ka rrezik që në rastin më të mirë anëtarësimi në NATO do të kthehet në një parullë apo klishe, në rastin më të keq mund të na kalojë pa u ndjerë gjithë ky moment historik. Prandaj ka nevojë edhe për ndonjë analizë skeptike në raport me ftesën që mori Shqipëria për në NATO.
Ky është skepticizëm për hir të skepticizmit! – mund të thotë me shumë të drejtë dikush. Jo domosdoshmërish. Le ta fillojmë me implikimet e ftesës për në NATO në raport me procesin e demokratizmit të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Demokratizimi për këtë rajon në përgjithësi dhe për Shqipërinë në veçanti është konceptuar brenda paradigmës së kushtëzimit (apo kondicionalitetit për të përdorur një fjalë më trendi). Sipas kësaj paradigme vende si Shqipëria do të arrinin standarde të caktuara demokratike si kusht për t’u futur në NATO dhe BE. Pra do të ishte “karrota” e anëtarësimit në këto institucione prestigjioze dhe “shkopi” i kushteve apo i sanksioneve të BE-së dhe NATO-s, që do të detyronin autoritetet shqiptare për të ndërmarrë reforma në luftën kundër korrupsionit, forcimin e administratës, bërjen e zgjedhjeve të rregullta, e kështu me radhë. Aq e fuqishme ishte dhe është kjo logjikë saqë u duk për një moment që demokracia, zgjedhjet dhe reformat nuk bëheshin se ne besonim në to, por sepse na i kërkonte Evropa.
Ftesa e NATO-s për Shqipërinë është shenja e parë që kjo paradigmë ose është tejkaluar ose po tejkalohet. Një shenjë akoma më e hershme ishte pranimi në BE i Bullgarisë dhe Rumanisë. Në të dyja rastet vendet në fjalë janë integruar jo se kanë arritur standardet, por për të arritur standardet. Kjo është një logjikë e re, sipas së cilës vende të tilla si Shqipëria do të demokratizohen jo për t’u integruar, por do të integrohen për t’u demokratizuar. Ndonëse kjo logjikë e re kënaq më mirë dëshirën tonë për t’u integruar sa më shpejt në Evropë ajo përballet me një realitet lokal, ku reformat dhe standardet janë arritur si pasojë e presionit të organizmave ndërkombëtare dhe e sanksioneve për mospranim në to. Por nëse Shqipëria mund të integrohet në këto organizma edhe pa arritur standardet përkatëse, atëherë cilat janë shtysat e forcës politike në pushtet për të përmbushur standardet demokratike?
Mjaft zëra thonë se këto standarde do të garantohen pasi duke qenë brenda këtyre organizmave Shqipëria mund të monitorohet nga më afër. Por është e paqartë se si do të ndodhë ky monitorim konkretisht. E thënë ndryshe, cilat do të jenë sanksionet nesër kur Shqipëria të jetë në NATO, nëse nuk respektohen standardet zgjedhore apo demokratike? Përjashtim nga Aleanca? Apo me t’u futur në NATO Shqipëria automatikisht, si me magji, do të mbajë zgjedhje të lira, do të luftojë korrupsionin dhe do të ketë një gjyqësor të pavarur? Dje qeveritarët tanë thoshin se do t’i kryejnë reformat për t’u integruar në NATO, sot thonë se do t’i kryejnë sepse janë integruar në NATO. Por nëse gënjyen dje, përse po thonë të vërtetën sot?
Aq më tepër kur ftesa për në NATO erdhi para së gjithash si pasojë e konsideratave gjeopolitike. Natyrisht këto konsiderata kanë qenë pozitive për faktorin shqiptar në Ballkan, për rritjen e rëndësisë së tij në rajon. Megjithatë gjeopolitika dhe demokracia janë dy dimensione shpesh kontradiktore. Dje manipulimet e zgjedhjeve dhe abuzimet me standardet demokratike të Partisë Socialiste gjatë periudhës 1997–2005 shpesh anashkaloheshin për hir të rolit stabilizues që Shqipëria luante në rajon. Sot, si pasojë e ftesës së NATO-s, opozita duhet të brohorasë “arritjen” e një ekzekutivi të përfshirë në një krim shtetëror si pasojë e korrupsionit. Produkti është një miting ku kryetari i opozitës i mban leksione integrimi një turme të acaruar nga shkelja e standardeve minimale të demokracisë. Procesi politik deformohet në atë pikë saqë për hir të NATO-s opozita praktikisht rreshtohet në mbështetje të një ekzekutivi të cilit i ka kërkuar dorëheqjen.
Ky deformim i sotëm mund të jetë akoma më problematik nesër kur kryeministri dhe ekzekutivi i tij do të jenë mjaft më legjitim, mjaft më të aftë për të kontrolluar mediat dhe mjaft më të kujdesshëm në kapjen e shtetit. Imagjinoni se sa e vështirë do të jetë atëherë për opozitën të kërkojë respektimin e standardeve demokratike përballë konsideratave gjeostrategjike dhe egzigjencave të integrimit Euro-atlantik. Aq më tepër kur sot për hir të anëtarësimit në NATO-s standardet demokratike janë ulur kaq shumë.