Bllokohet rruga Fushë Krujë-Tiranë, banorët protesta për energjinë

Banorë të komunës Nikël kanë bllokuar sot rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë në shenjë proteste për mungesën e energjisë elektrike.
Banorët kanë bllokuar njërën anë të rrugës ndërsa shprehen të irrituar për mungesën e gjatë të energjisë elektrike në banesat e tyre.
Ata shprehen se nëse nuk do të merren masa atëherë protesta e tyre do të pëshkallëzohet. Ndërkohë forca policie ndodhen në vendngjarje.