E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Unaza e Madhe”, pronarët e tokës konfrontohen me policinë

Pronarët e tokës në Fark nëpër të cilën do të kalojë Unaza e Madhe e Tiranës kanë protestuar sot kundër nisjes së punimeve.
 

Ata janë konfrontuar me policinë pasi nuk janë lejuar të hyjnë në tokë. Pronarët janë shprehur të irrituar se nuk janë lajmëruar më parë për nisjen e punimeve dhe nuk janë shpronësuar nga qeveria.
 

Ata kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve derisa qeveria ti njoh si pronarë të ligjshëm të tokës dhe t`i shpronësojë.

Ndërkohë rreth 170 banorë të zonës së Farkës preken nga projekti i Unazës së Madhe të kryeqytetit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›