E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta “virgin” apeli lë në burg Flamur Merkajn

Gjykata e Apelit ka lënë në burg asistentin e firmës “Fisheku” Flamur Merkajn i cili akuzohet si pjesëmarrës në kontrabandën e naftës “virgin”.
 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Tiranës e cila e la në burg Flamur Merkajn.
 

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka dhënë ditë më parë masën “Burg pa afat” për doganierin Edmond Ferraj, për shtetasit Hajri Elezajn, Ilias, Martin dhe Bajram Fishekun, Dashamir Kasaj, Edmond Ferraj, Fadil Abdurrahmanin, Gani Premçe, Reshat Aleksi, Vladimir Kotecin dhe Kadri Najredinin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›