Bllokohet rruga e fshatit Bestrovë
Në orët e para të ditës së djeshme, dhjetëra banorë të fshatrave Bestrovë, Kërkovë dhe Oshtimë, 15 km larg qytetit të Vlorës, kanë bllokuar rrugën kryesore. Ata kanë prerë një prej plepave shumëvjeçarë që janë anës rrugës, duke e bllokuar atë.
Ata protestojnë për lëvizjen e kamionëve të tonazhit të rëndë rreth 40-50 tonë, që sipas tyre, kalojnë disa dhjetëra herë në ditë në mes të fshatit të Bestrovës. Kjo, sipas banorëve, ka sjellë një shkatërrim total të rrugës, çarje të shtëpive, si dhe nga pluhuri që ngrihet të gjitha të mbjellat nuk po rriten.
Ata thonë se nga pluhuri që ngrenë këto mjete të tonazhit të rëndë ullinjtë dhe pemët frutore po thahen. Banorët e irrituar janë shprehur se nuk do lënë më asnjë mjet që të kalojë në mes të fshatit dhe po nuk u dha një zgjidhje do të vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar rrugën, si dhe do hyjnë në greve urie.
Kamionët e tonazhit të lartë ngarkohen me zhavorrin e lumit të Vlorës dhe e çojnë atë për të mbushur autostradën që do lidhë Levanin me Vlorën. Pas protestës së banorëve, kamionët u kthyen mbrapsht. Të njëjtin fat pësuan edhe disa mjete të repartit ushtarak të Bunavisë, pasi kjo rrugë është e vetmja që të çon në këtë repart.