E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet në kryeqytet sjellin edhe tre të plagosur

Aksidentet rrugore në Tiranë kanë sjellë edhe tre të dëmtuar të tjerë gjatë ditës së djeshme. Një hungarez, bashkë me të shoqen, është përplasur nga një mjet, duke mbetur të plagosur, ndërkohë që edhe një këmbësor është plagosur disa orë më vonë. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se seksioni i hetimit të aksidenteve rrugore dërgoi për procedim penal në gjendje të lirë shtetasin Klaudio Tengu, 21 vjeç, banues në Durrës. Ky person, në orën 16:40, te QTU, duke drejtuar mjetin "Mercedes Benz", me targë DR7515C, është përplasur me motorin me targë TR265D, të drejtuar nga shtetasi hungarez Zsolt Nobert Rudolf Reti, 38 vjeç, banues në Laprakë. Për pasojë të kësaj përplasjeje është dëmtuar hungarezi, së bashku me bashkëshorten, Mereme Rranja, 43 vjeçe dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa aksidenti i dytë është shënuar në orët e mbrëmjes në Rrugën e Durrësit. Sipas policisë kryeqytetase, në lidhje me këtë ngjarje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Bedri Nesimi, 25 vjeç, banues në Tiranë. Më tej, uniformat blu shpjeguan se rreth orës 21:45 në Rrugën e Durrësit, duke drejtuar mjetin "Fiat", me targa të huaja BB551PJ, Nesimi ka aksidentuar Dorian Xhanarin, 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Pavarësisht masave të marra, duket se aksidentet rrugore janë shtuar shumë kohët e fundit, duke shkaktuar shumë viktima dhe të plagosur. Ky fenomen është shtrirë edhe më shumë në vendet bregdetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›