Panik në gjimnazet e Tiranës për ndryshimin e koeficienteve
Maturantët, që vetëm pas dy ditësh do t‘u nënshtrohen dy provimeve të lëndëve me zgjedhje, kanë lënë përgjysmë studimin dhe janë drejtuar të alarmuar pranë shkollave të tyre. Ditën e djeshme, në pjesën më të madhe të gjimnazeve kryeqytetase u përhap lajmi se do të ndryshojnë koeficientet e lëndëve me zgjedhje të vlefshme për garën në universitetet publike. Dhe pikërisht për këtë arsye, ata nuk duhet të plotësonin formularin A2, i cili duhej dorëzuar nëpër shkolla. Ndërkohë që një pjesë e këtyre të rinjve tashmë e kanë plotësuar këtë formular me të dhjetë preferencat për degët në të cilat duan të studiojnë në shkollat e larta. Paniku, i cili pushtoi dje maturantët e Tiranës lidhej së pari me faktin se ata që prej momentit të bërjes publike të këtyre koeficienteve, disa muaj më parë, kishin planifikuar edhe përzgjedhjet personale. Këto llogari konsiderohen si shumë të rëndësishme në shpalljen e fituesve në degët që ofrojnë universitetet publike në vend.
Vetë të rinjtë së bashku me mësuesit e tyre kujdestarë që kanë një peshë jo të vogël në këtë proces dje janë ndier të pasigurt dhe nuk kanë ditur si të vepronin, ndërsa ndodheshin përballë dilemës a duhet ta plotësonin formularin A2 apo të prisnin sikundër u ishte thënë, koeficientet e reja. Jo pak prindër janë shprehur të irrituar, duke e konsideruar këtë si një akt aspak serioz nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Arsimit, por edhe mjaft të dëmshëm për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Nga ana tjetër, një problem i madh do të krijohej edhe me vetë formularin A2. Ai është një dokument i personalizuar, i cili është shpërndarë nëpër të gjitha shkollat e vendit në plot 48 544 kopje, aq sa është edhe numri i konkurrentëve për në institucionet e arsimit të lartë publik në vend. Formulari A2 që merret në dorëzim nga nxënësi kandidat është ai origjinal që duhet të dorëzohet, pasi kopjet e tij janë të pavlefshme dhe do ta skualifikonin çdo individ që do të bënte një gjë të tillë. Po kështu, jashtë garës do të mbesin edhe ata që e plotësojnë këtë formular me gabime. Kjo për shkak të faktit se të gjitha këto të dhëna të shënuara në formular skanohen, kompjuterizohen dhe kalojnë në fondin e të dhënave që ka çdo kandidat i Maturës Shtetërore 2009, në përputhje me sistemin meritë-preferencë. Kështu, ndryshimi i koeficienteve në momentin që një pjesë e të rinjve e kanë dorëzuar këtë formular do të ishte me pasoja dhe do t‘i linte ata jashtë garimit për në auditorët universitarë.
Por pavarësisht tymnajës së përhapur dje në gjimnazet e Tiranës, ai që përpiqet të qetësojë të rinjtë është vetë drejtori i arsimit parauniversitar në ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu. Sipas tij, nuk është e vërtetë që do të ketë ndryshim të koeficienteve të lëndëve me zgjedhje dhe gjithçka është thënë nuk është tjetër veçse një thashethem. Ky pohim i drejtorit që menaxhon direkt proceset e Maturës Shtetërore, në bashkëpunim me dy agjencitë pranë MASH-it, AVA dhe APRIAL, duket se do të qetësojë disi të rinjtë që dje nuk kanë mundur të vazhdojnë studimin për provimet e datës 10 korrik, por kanë mbetur korridoreve të shkollave, duke kërkuar sqarime, pa mundur që të marrin një përgjigje të qartë.
Maturantët fitues për në universitetet publike në vend përzgjidhen mbi bazë të parimit të meritës, pra pikëve të grumbulluara në 4 provimet, dy të detyruara, Letërsi (D1) e Matematikë (D2)dhe dy me zgjedhje Z1 e Z2. Këto të fundit zgjidhen nga vetë maturanti konkurrent. Përveç këtyre rezultateve ai ka edhe notën mesatare të shkollës (M). Kjo notë pasqyrohet në dëftesën e pjekurisë së maturantit dhe llogaritet nga mësuesi kujdestar e konfirmohet nga drejtori i shkollës. Mbi këto 5 elemente vlerësuese llogariten pikët që maturanti fiton kur konkurron për studime në institucionet e arsimit të lartë në vend. Por në formulën llogaritëse të pikëve një rol të posaçëm luajnë koeficientet e përcaktuara për secilin nga elementet e mësipërme. Universitetet përcaktojnë profilet e shkollave të mesme nga preferojnë të marrin studentë në programet e tyre të studimit, duke vendosur koeficiente më të larta për ato profile shkollash të mesme që preferojnë. Universiteteve u kërkohet që të propozojnë edhe koeficientet e provimeve të dy lëndëve me zgjedhje. Kështu, një maturant i dalluar në shkencat shoqërore që jep si provim me zgjedhje Njohuri për Shoqërinë nuk është i preferuar në shkencat natyrore p.sh. në Matematikë. Rrjedhimisht, koeficientet këtu janë në disproporcion: 1.3 për drejtimin shoqëror dhe 1 për drejtimin natyror. Pra, një ndër elementet shumë të rëndësishme të formulës së llogaritjes së pikëve të një maturanti kandidat për në universitet është koeficienti. Në total janë tre koeficiente. Është koeficienti i profilit të shkollës së mesme dhe lloji i programit të studimit të përzgjedhur. Por janë edhe dy koeficientet e lëndëve me zgjedhje, të cilat propozohen nga universitetet. Ndaj dhe ndryshimi i këtyre koeficienteve në këtë moment do të sillte shumë pasoja për maturantët që tashmë i kanë bërë zgjedhjet e tyre.