Gripi i derrave, pandemia do të shpëtojë vetëm nga vaksinimi
Gripi i derrave, që pritet të trokasë edhe në portën e Shqipërisë nga muaji shtator e më pas, do të mundet nga vaksinat e thjeshta të gripit. Një stok i madh me këto doza do të sillet privatisht nga farmaceutika, një pjesë tjetër e llojeve "tamiflu" janë porositur nga shteti shqiptar. Sakaq, vaksina apostafat që do të përdoret ekskluzivisht për të imunizuar organizmin ndaj influencës AH1N1 deri tani nuk është në listën e angazhimeve të shtetit shqiptar. Kompania farmaceutike, e cila ka prodhuar vaksinën kundër gripit të derrit, ka filialin e saj edhe në Shqipëri. Nga informacioni i kërkuar pranë këtij dikasteri, rezulton se vaksinat e këtij tipi mund të sillen në Shqipëri vetëm në rast se ka një bashkëpunim me shtetin, ashtu siç është vepruar deri tani. Më pas, kur të ketë një prodhim edhe më të madh, ato mund të sillen privatisht. Sakaq, sipas virologëve apo specialistëve të shëndetit publik, në këto kushte, kur për më pak se dy muaj presim virusin e gripit të derrave, zgjidhja alternative për imunizim dhe për parandalim të epidemisë do të jenë vaksinat e thjeshta. Duke e marrë atë, punonjësit e porteve, aeroporteve, punonjësit e shëndetësisë, ata që janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit, që udhëtojnë, të sëmurët kronikë, mosha e tretë dhe fëmijët do të jenë më të përgatitur për të qenë më të mbrojtur nga ky virus. Farmaceutika ka filluar të prodhojë vaksinën për AH1N1. Normalisht, që një vaksinë të dalë në prodhim nga momenti kur fillon të prodhohet, do nga 4 deri në 6 muaj në varësi të marrjes së aprovimeve rregullatore për ta hedhur në treg. Vaksina po prodhohet për t‘u ardhur në ndihmë qeverive që të realizojnë planet e tyre për përgatitjen ndaj një pandemie të mundshme. Kjo do të thotë që vaksina fillimisht do të prodhohet për ato qeveri që porosisin vaksinën për ta pasur stok në rast të shpërthimit të një pandemie. Më pas mund të shikohet mundësia për furnizimin e tregut privat. Aktualisht janë vendosur prioritete në mënyrë që farmaceutika të jetë partner me qeveritë në përballimin e ndonjë pandemie të mundshme, por edhe nisur nga kapacitet e kufizuara të prodhimit. Aktualisht nuk ka një porosi nga qeveria shqiptare për këtë vaksinë.
Grupmoshat
Duke qenë se vaksina e AH1N1 është e re, për përcaktimin e moshës do të flitet në momentin që do të merret aprovimi nga institucionet rregullatorë (FDA në USA dhe EMEA për EU). Aktualisht, vaksina për gripin sezonal është e aprovuar për moshat nga 6 muaj e sipër. Aktualisht po punohet që të ketë një çmim të diferencuar për vendet në varësi të zhvillimit ekonomik, por gjithmonë lidhur me kontratat e mundshme me qeveritë. Akoma nuk është vendosur diçka për shitjen privatisht, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të prodhimit. Njëkohësisht është duke u diskutuar me organizata të tilla si: WHO (OBSh), Wold Bank apo GAVI (Global Allience for Vaccination and Immunisation), në mënyrë që të ofrohet vaksina me donacione ose çmime të rishikuara për vendet e pazhvilluara apo në zhvillim.
Vaksina e thjeshtë
Virusi AH1N1 (i gripit të derrit) është virus i ndryshëm nga ai i gripit sezonal. Vaksina përbëhet nga 3 antigjene virusesh dhe për pasojë vaksina normale, sezonale Fluarix, nuk mund të japë mbrojtje të drejtpërdrejtë. Gjithsesi, në kontekstin e pandemisë, OBSh-ja gjithmonë ka rekomanduar vaksinimin nga gripi sezonal, në mënyrë që të reduktohet impakti që mund të ketë një pandemi e mundshme. Është i njohur fakti që nëse pjesa më e madhe e popullsisë (sidomos grupet e riskut) do të jetë e vaksinuar nga gripi normal, kjo do të ulë efektet negative të një pandemie të mundshme.