Kuliqi: Më shumë punë nga Policia e Tiranës
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shteti, Agron Kuliqi, e ka cilësuar punën e efektivave të policisë së Tiranës të pamjaftueshme për sa i përket zgjidhjes së krimeve dhe u ka kërkuar atyre më shumë vëmendje në ngjarjet pas vitit 1997. “Ka një mungesë totale në pasqyrimin e informacioneve për sa i përket pronës. Po ashtu, edhe për sa i përket çështjes së drogës, ka një mangësi në koordinimin me qendrën, në mënyrë të tillë kapjen e drogës në Tiranë e kryesisht në shkolla”, - u shpreh Kuliqi. Sipas tij, në asnjë rast, strukturat e krimit të organizuar dhe krimit ekonomik nuk iu janë evidentuar prona ose pasuria, në mënyrë të tillë që të kryheshin hetime edhe më të imtësishme. Kuliqi ka theksuar se policia duhet të bashkëpunojë shumë me prokurorinë, që të ecin hetimet. Duke vlerësuar punën e Avokatit të Popullit, Kuliqi ka bërë me dije se do të kryhen trajnime afatshkurtra dhe afatmesme, për të gjithë efektivët e policisë. Ndërkohë drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, u shpreh se ka vërejtur një rritje të veprave penale të evidentuara. Por ai ka shtuar se jo të gjitha ngjarjet evidentohen dhe hetohen nga ana e policisë. “Shumë kallëzime nuk iu merren qytetarëve. Nuk duhet t’u bëjmë cirk qytetarëve, duke i drejtuar nga një komisariat në tjetrin, nga një sektor në tjetrin, edhe kjo gjë do të zgjidhet shumë shpejt”, - ka sqaruar Prençi. “Dua të theksoj se puna e policisë është një potencial, për të shkelur të drejtat themelore të njeriut. Nëse një oficer do të mendojë se jam në vëzhgim nga Avokati i Popullit, SHKB-ja, prokuroria, unë do ta quaja atë të paaftë. Nuk duhet të ketë frikë në kryerjen procedurale ligjore, për shoqërimin apo edhe arrestimin e personave”, - ka mbyllur fjalën e tij drejtori i Policisë së Shtetit.
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, iu ka kërkuar efektivave të policisë që të respektojnë liritë themelore të të drejtave të njeriut. “Detyra ime si Avokat i Popullit është t’iu vijë në ndihmë qytetarëve, të cilët trokasin në dyert e Avokatit të Popullit. Nuk më ka hip qejf i madh për t’u marrë me ju, këtë të drejtë ma ka vënë në dispozicion Kuvendi”, - është shprehur Dobjani.
Ndërsa drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Gent Xholi, gjatë analizës 11-mujore të Policisë së Tiranës, deklaroi se në vitin 2008 ka një rritje të bashkëpunimit mes akuzës dhe policisë. Kjo gjë, sipas tij, ka sjellë edhe një rritje të procesit të procedurave penale. Xholi ka përmendur disa nga ngjarjet më të bujshme, si dhe bashkëpunimet e prokurorisë me policinë. Në vëmendje të tij, ai solli falsifikimet për kartat e bankomateve, për të cilat prokuroria ka pasur informacione edhe më parë. “Hetimi ka një kosto shumë të madhe, si njerëzore, ashtu edhe financiare, pasi duhet letër, bojë etj. Hetimi kërkon numër profesionistësh, kjo nuk plotësohet nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë”, - ka bërë me dije dje kreu i Prokurorisë së Tiranës. Sipas tij, ka shumë pak persona profesionistë në Policinë e Tiranës. Pesë ose tre veta për çdo sektor, ku këta të fundit merren me shumë gjëra njëkohësisht, çka sjell dobësim të hetimeve. Kreu i prokurorisë u është drejtuar drejtuesve të Policisë së Shtetit, që të kenë në vëmendje të tyre të projektbuxhetit të vitit që vjen, pikërisht koston financiare, në mënyrë të tillë që t’u krijohen kushte efektivave të policisë, si dhe këta të fundit të kryejnë punën e tyre.