Merret nën kontroll sheshi "Taksim". Erdogan: Do i takoj protestuesit
STAMBOLL- Dhjetra policë rimorën nën kontroll sheshin "Taksim", në Stamboll duke përdorur gaz lotsjellës, ndërsa sot është dita e 12-ë e protestave kundër qeverisë, bënë të ditur burime mediatike vendase.
Forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve të mbledhur në sheshin "Taksim".
Manifestuesit sulmuan forcat e policisë me gurë dhe me bomba Molotov.
Erdogan
Ndersa jashte vijonin manifestimet, Kryeministri turk premtoi sot gjatë një dalje në mëdia se do të takohet me protestuesit.
Ai deklaroi se qeveria është e aftë të kuptojë popullin, ndërkohë që premtoi që do ta bëjnë Turqinë një vend modern. Sipas tij, nuk është e vërtetë që qeveria po imponon.
Sipas tij, ajo që ndodhi nuk mund të shpjegohet vetëm e thjesht me një reagim ambientalist, sepse gjatë protesave sic tha Erdogan ka pasur shkatërrime të mëdha.
“Këto ngjarje që po zhvillohen prej dy javësh, e që po i analizojmë, ne po përpiqemi të kuptojmë se cfarë do të thotë të dalësh në shesh”.
(d.b/BalkanWeb)