Operacion i rralle heqin 15 kilogram mase tumoriale

Në shërbimin e onkologjikut është kryer një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale. Një tumor në këmbë i një përmase gjigande, prej 15 kilogram i është hequr një pacienti, të cilit pak ditë më parë i ishin mekur shpresat për të jetuar. Kirurgu Agim Karaj thotë se kjo ndërhyrje është realizuar për herë të parë në vendin tonë, në një kohë që të tilla ndërhyrje në vend të tjera kanë një kosto rreth 35 mijë euro tek ne u realizua me 12 mijë. Kostoja është mbuluar nga drejtoria e QSUT.
“I konsideruar si i pa-operueshëm pacienti duhet të shkonte në shtëpi. Këtu erdhi si urgjencë pasi ishte operuar tre herë atje dhe konsiderohej vetëm hemoragji. Ky është operacioni i parë që bëhet në Shqipëri I cili kërkonte shumë gjak, shumë mjete të tjera. Ky operacion jashtë kushton nga 38- 40 mijë euro, ndërsa drejtorisë mund t’i ketë kushtuar 12-13 mijë euro ”- tha Karaji.
Drejtori i QSUT, Sajmir Ivziku ka theksuar se po priten të bëhen ndërrhyrje në ligj, që kësaj qëndre spitalore ti akordohet një buxhet emergjence, për të ndërhyrë në kohë për operacione të këtij lloji.
“Po punojmë për iniciativën ligjore që do të çojë në realizimin e kësaj gjëje në mënyrë që drejtoria e spitalit të ketë një fond që mund ta përdori për rastet dhe nevojat emergjente”- tha Ivziku.
Në vit në spitalin onkologjik kirurgët sqarojnë se kryehen mbi 1mijë e 200 ndërrhyre kirurgjikale, pjesa më e madhe e të cilave rezultojnë të suksesshme.
Julia Bardhushi
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 20 korrik 2011 )