Rreziku i shpimeve. Puse pa kriter. Demtohet toka
Hapja e puseve për të siguruar ujë nga firmat e ndërtimit duhet të bazohet në projekte studimi të cilat miratohen nga strukturat përkatëse. Shpesh herë bizneset e ndërtimit nuk i zbatojnë kriteret pasi studimet janë të kushtueshme, ndërkohë që shpimet pa kriter dëmtojnë shtresat e tokës. Kështu shprehen për AS specialistët e gjeologji- minierave.
“Projekti ka anë gjeologjike, hidro-gjeologjike, anë teknologjike, anë të shfrytëzimit, anë cilësore dhe njëkohësisht shëndetësore. Mund të ndodhë që diku afër këtij pozicioni të jetë një çpim tjetërdhe duke u bërë dy puse afër njëri- tjetrit mund të ndikojë në rregjimin hidro-dinamik të shtresës. Tek ne është e tillë që për pjesë të projektit ku nuk duan të harxhojnë biznesi ”- thotë dekani i fakultetit të Gjeologji- Minierave, Përparim Hoxha.
Shpesh hapja e puseve bëhet edhe nga vetë banorët, në vecanti në zonat periferike. Kjo thonë specialistët është e gabuar pasi në shtresat e tokës ka një shumëllojshmëri gazrash dhe mineralesh.
“Nëse ne bejmë një studim dhe një projekt ne kemi evituar edhe rrezikuna po difektin e punimit që do të kryhet kur mund të jetë afër një punimi tjetër apo kur mund të jetë larg dhe nuk sigurojmë sasinë e nevojshme të ujit që ne duam”- tha Hoxha.
Por nga ana tjetër uji i puseve që hapen pa kriter shpesh është kritikuar dhe nga autoritetet shëndetësore, pasi ato nuk pastrohen, çka rrit rrezikun edhe për shpërthimin e epidemive. Sipas bluzave të bardha ato duhet të jenë objekt monitorimi i specialistëve dhe të dezinfektohen me klor në periudha të caktuara.
Edlira Sulejmani