Ish-kryebashkiakja e Cërrikut “fundos” autorët e masakrës
20/07/2011 Lexohet dëshmia e Mishelina Xhelos disa vite më parë. “Autorët erdhën në shtëpi”
TIRANE- Mishelina Xhelo, ish-kryetarja e Bashkisë së Cërrikut gjatë vitit 1997 në deklarimet e saj dhënë para oficerit Ibrahim Hoxha, ka akuzuar drejtpërdrejt të pandehurit Meti Bozi, Llazër Bicjen dhe Roland Xhepexhiun si të implikuar në masakrën e 23 majit, ku u vranë 6 efektivë të Gardës së Republikës. Xhelo ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se i pandehuri Met Bozi dhe Llazër Bicja, pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytezën e Cërrikut, kanë shkuar në banesën e saj, ku i kanë treguar dokumentet që ja kishin marrë gardistëve të vrarë dhe atyre që kishin zënë peng. Ish-kryetarja e bashkisë sqaron se këto dokumente, ishin kryesisht libreza anëtarësie në Partinë Demokratike dhe karta identiteti të Gardës së Republikës. Më tej në dëshminë e saj dhënë para një oficeri të Policisë Gjyqësore, ish-kryetarja e bashkisë ka sqaruar se librezat në disa vende kanë qenë të gjakosura. Në deklarimet e saj që Prokuroria lexoi në gjykatë, pasi vetë Mishelina Xhelo nuk kishte mundësi të paraqitej për të dëshmuar për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësores, Xhelo ka sqaruar se të pandehurit Met Bozi dhe Llazër Bicja i kanë pohuar se gardistët donin të plaçkitnin qytetin dhe të vrisnin anëtarët e komitetit të shpëtimit. Më tej Xhelo ka sqaruar se të pandehurit Bozi dhe Bicja, kanë shkuar në banesën e saj pas ngjarjes ku u vranë 6 policët. Me këtë dëshmi, ish-kryebashkiakja ka rrëzuar alibinë e dy të pandehurve, të cilët kanë pohuar herë pas here në gjykatë se ata s’kanë lidhje me ngjarjen për shkak se në ditët kur ndodhi krimi, kanë qenë nën shoqërinë e Mishelina Xhelos, në bashki dhe banesën e saj. Në dëshminë e saj dhënë disa vite më parë, kur çështja ishte ende nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, Xhelo ka pohuar se ditën e 23 majit kishte parë në Cërrik shumë njerëz të armatosur mes tyre dhe Roland Xhepexhiun të armatosur. Për këtë të fundit, Xhelo ka pohuar se kishte dëgjuar në Cërrik, se ai kishte marrë pjesë në sulmin kundër efektivave të gardës. Më poshtë ish-kryetarja e Bashkisë së Cërrikut ka sqaruar pozicionin e saj në këtë çështje, si dhe përpjekjet e saj me drejtues nga Tirana, për të normalizuar situatën e rëndë që ishte krijuar në qytezën e Cërrikut. Xhelo ka sqaruar dhe negociatat me personat e armatosur dhe policisë së Elbasanit, për tërheqjen e trupave të gardistëve të vrarë, të cilët qëndronin në qendër të Cërrikut. Ndërkohë që pas leximit të kësaj dëshmie, Prokuroria ka lexuar dhe disa biseda të përgjuara mes të pandehurve dhe se pritet që seancën e radhës të thirret me forcë në gjykatë bashkëshorti i Mishelina Xhelos, Xhevdet Koçia.
Harrohet mbledhja për Kolegjin Zgjedhor, kërkohet Presidenti, sulmohet Spahiu
Maja e drejtësisë “përlyhet”
kokë e këmbë nga politika
Elton Qyno
TIRANE- Problemet politike kanë dalë sheshit dhe në tryezën e diskutimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ishte mbledhur për të diskutuar ankesën e Kolegjit Zgjedhor, por që në fakt debati devijoi në një konflikt personal mes zv/ministres Brikena Kasmi, anëtares Lefterie Lleshi dhe numrit dy të KLD Kreshnik Spahiu. Lleshi dhe Kasmi kanë sulmuar Spahiun se ai ishte duke i dhënë nuanca politike mbledhjes së KLD, dhe se s’po garantonte mbrojtjen e ushtrimit të qetë dhe pa presion të detyrës funksionale të trupës së Kolegjit Zgjedhor. Siç duket këtij debati i ka hedhur benzinë dhe mosprania e Presidentit të Republikës Bamir Topi, për të cilin anëtarja Lefterie Lleshi shprehu shqetësimin për mungesën e Presidentit Bamir Topi në mbledhje për mbrojtjen e integritetit të gjyqtarëve të kolegjit dhe sistemit të drejtësisë. Lleshi shkoi më tej duke kërkuar dorëheqjen e nënkryetarit Spahiu, pasi e cilësoi aktivitet politik angazhimin e tij me lëvizjen e “Aleancës Kuqezi”. “Ku është Presidenti i Republikës? Ka kohë zoti nënkryetar, që edhe ju në fakt, po dilni në media si nënkryetar i KLD-së, por me një status tjetër. A mund të na i shpjegoni cili është statusi tjetër përpos kësaj që ju keni? Në qoftë se nuk arrijmë dot të bëjmë këtë punë dhe kërkojmë të bëjmë gjëra të tjera, japim dorëheqjen dhe shkojmë e bëjmë gjërat që duhet të bëjmë apo gjëra, të cilat ne kemi dëshirë t’i bëjmë. Kjo është një thirrje që unë i bëj dhe Presidentit të Republikës dhe ju. Kur ne nuk e gjejmë mbrojtjen tek Presidenti i Republikës që është kryetar i KLD-së ku ta gjejmë tjetër? T’i drejtohemi ambasadës amerikane? Do t’i kërkojmë OSBE-së?”,- tha Lleshi. Këtij debati i është kundërpërgjigjur me qetësi Kreshnik Spahiu, i cili u shpreh se KLD është në mbështetje të gjyqtarëve të kolegjit, por edhe nëse ata kanë kryer shkelje nuk mund të procedohen gjatë ushtrimit të detyrës. “Çdo lloj debati politik apo konflikti, në lidhje me procesin zgjedhor apo vendimet e Kolegjit Zgjedhor nuk mund të transferohen në institucionet kushtetuese. Gjyqtarët nuk mund të vihen në presion politik për vendimet e tyre. Individët dhe forcat politike nëse kanë fakte konkrete për gjyqtarët t’i adresojë në Prokurori sepse KLD-ja ka kompetencë vetëm për procedimet disiplinore.
Deklarata e zëdhënëses së Presidentit
Topi: S’kam kompetenca të
ndërhyj në KQZ dhe Kolegj
Për mungesën e tij, zëdhënësja e Presidentit, Mimoza Koçiu, doli mesditën e djeshme në një deklaratë për shtyp lidhur me mbledhjen e KLD-së dhe shpjegoi arsyet e mungesës së Topit. Paraditen e djeshme me kërkesë të Presidentit të Republikës u mblodh Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili mori në shqyrtim letrën e dërguar nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, lidhur me kërkesën e opozitës që të hetohet pasuria e tyre. Pavarësisht se mbledhja u thirr nga vetë ai dy ditë më parë, Presidenti Topi njëkohësisht kryetar i KLD-së, nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje duke mos iu përgjigjur personalisht ndihmës së kërkuar nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Në letrën e tyre, gjyqtarët e Kolegjit i shprehnin kreut të shtetit shqetësimin e tyre ndaj akuzave të ngritura nga opozita mbi rrëzimin, nga këta të fundit, të kërkesave që kishin të bënin me pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, si dhe rrëzimin e vendimit të KQZ-së që shpallte fitues për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashën. “Presidenti i Republikës ka ndjekur me vëmendje të veçantë debatet publike dhe institucionale që lidhen me shqetësimet e ngritura nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Presidenti Topi miratoi kërkesën e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor për të përfshirë letrën e tyre në rendin e ditës së mbledhjes së radhës të KLD-së. Miratimi i kësaj kërkese nuk ka për qëllim të marrë përsipër zgjidhjen e pretendimeve të tyre, të cilat nuk janë kompetencë e KLD-së. Ato nuk mund të jenë objekt zgjidhjeje në KLD, pasi ligji ka përcaktuar qartësisht mënyrën dhe organin ligjor ku mund të adresohen. Në rastin më të mirë, KLD-ja, duke marrë shkas nga kjo letër, mund dhe duhej të debatonte mbi shkaqet që lidhen me dukuritë e shfaqura dhe mund të dalë me propozime konkrete për ndërhyrje në legjislacionin zgjedhor me qëllim parandalimin e tyre në të ardhmen. Me këtë rast Presidenti i Republikës rikujton se me ndryshimet e vitit 2008 në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Institucioni i Presidentit dhe i KLD-së është përjashtuar nga e drejta e përfaqësimit në KQZ duke i dhënë procesit të administrimit zgjedhor natyrë bipartiake. Njëherësh, Kodi Zgjedhor u ka njohur imunitet të veçantë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, duke i përjashtuar ata nga çdo kompetencë funksionale e KLD-së”, – deklaroi dje zëdhënësja e Presidentit të Republikës, Mimoza Koçiu.