Blogjet ruse a do ti mbijetojne censures se Kremlinit
Ne Rusi jane vene ne kontrollin e qeverise shume media qe financohen nga oligarke super te pasur dhe miqesore me Kremlinin. Si pasoje ruset per te marre informacionet e verteta dhe te munguara i jane drejtuar blogjeve. Vec te tjerash ato jane edhe mundesia e vetme qe njerezit te shprehin shqetesimet. Por aktualisht nje pjese e madhe e atyre qe jane ne pushtet ne Rusi po perpiqen me te gjitha menyrat qe te kufizojne ne maksimum lirine e blogjeve online
Adagamov eshte 48 vjec dhe ka nje nga blogjet me me ndikim sot per sot ne Rusi. Ai e perdor blogun per te percjelle shqetesimet dhe inatin perfshi edhe ate te arrestimeve te anetareve te opozites ruse permes sjelljeve brutale te policise. Cdo dite blogu i tij merr rreth 600 mije faqe duke e shnderruar ne nje nga organet mediatike me te ndjekur dhe me te besuar e duke e bere konkurrent me shume gazeta te perditshme ruse qe te kontrolluara nga pushtetaret e kane humbur kredibilitetin. Adagamov ne blogun e tij gjen edhe hapesira per te bere humor me Presidentin e vendit Medvedev permes publikimit te fotove te ndryshme komike. Pranimi i Presidentit per nje interviste nga Adamgamov i cuditi te gjithe sepse ne fakt ata te dy sipas rregullave te lojes ne Rusi duhet qe te ishin armiq. Dhe nuk mbaron me kaq. Presidenti madje e ftoi Adagamovin qe ta shoqeronte ne nje udhetim qe beri ne Kaliforni gjate te cilit u takua edhe me shefin e madh te Apple Stiv Xhobs. Medvedev 44 vjec eshte personalisht nje tifoz i internetit ka blogun e tij dhe perdor Twitter. Presidenti per shembull se fundi shkroi nje artikull te titulluar Perpara Rusi qe terhoqi vemendje shume te madhe per menyren e ashper dhe te drejtperdrejte te analizes qe i bente ekonomise se vendit. Por ne vend qe ta shperndante kete koment ne faqet e shtypit zyrtar preferoi qe ta publikonte ne faqen online te Gazeta.ru gazeta me e njohur ruse online. Dhe nje jave me pare ai i tha jo projektit te ndertimit te autostrades ne afersi te Moskes te cilen Putin e kishte me shume qejf dhe kete e beri jo permes sajteve zyrtare por permes nje videoje te transmetuar ne nje blog. Edhe pse Medvedev ben thirrje per hapje ne te gjitha nivelet pra nga ana e qeverise se tij dhe e autoriteteve te larta ruse nje pjese e madhe e elites qeverisese ruse mendojne se gjerat kane shkuar pak si teper larg vecanerisht kur behet fjale per internetin.
FSB agjencia e sherbimit sekret te brendshem rus kerkon me cdo kusht qe te detyroje provajdersat e internetit qe te heqin nga aksesi i ruseve uebsajtet e padeshiruar prej tyre. Nje ligj i fundit i detyron keta provajdersa qe te instalojne nje harduer me shpenzimet e tyre qe i lejon sherbimit sekret me nje autorizim nga gjykata te gjurmoje te gjithe uebsajtet qe vizitoj njerezit dhe e-maile qe ata shkruajne. Disa nga ofruesit e sherbimeve te internetit madje kane filluar tashme qe te censurojne personalisht perdoruesit e internetit. Kompani te tilla si Scartel per shembull arrijne qe te bllokojne portale qe i perkasin zerave qe jane ne kundershtim me Kremlinin perfshi edhe ish-kampionin e shahut Kasparov. Ne kete beteje per internetin ekzistojne dy kampe. Behet fjale per kursin e ardhshem qe do te ndermarre Rusia dhe lirite qe ajo iu garanton 142 milione qytetareve te saj. Disa besojne se Rusia duhet qe te marre me shume nga pervojat demokratike te vendeve te Perendimit ndersa te tjere jane te mendimit se Rusia duhet qe ti afrohet me shume Kines qe eshte duke u perpjekur jashtezakonisht shume te vere nen kontroll internetin dhe se bashku me te edhe qytetaret e vendit.
Medvedev nga ana e tij e sheh teknologjine e informacionit si kycin e zhvillimit te demokracise ne vend dhe internetin si nje nga burimet me te rendesishme te arritjes se qellimit te tij paresor modernizimit te vendit.
Kompanite ruse te internetit kane luajtur rol te dores se pare ne kete proces. Ato kane qene ne gjendje qe te mbajne larg konkurrencen e huaj deri me tani por se fundi kane filluar edhe shtrirjen ne Perendim. Kete prill kompania e investimeve Digital Sky Technologies DST ne pronesine e nje investitori me emrin Juri Milner dhe manjatit te gazit dhe metaleve Alisher Usmanov i shtuan aksionet e tyre te Face Book me 10 dhe blene edhe ICQ nje sistem per dergimin e mesazheve te shpejta nga kompania amerikane AOL per shumen e 188 milione dollareve. ICQ ka rreth 40 milione perdorues aktive shume prej te cileve jane ne perendim. lsquoYandex eshte motori i kerkimit me i famshem ne Rusi pervec atyre tradicionale te medhenj. Ne e respektojme lsquoGoogle thote themeluesja e ketij motori Jelena Kolmanovskaja e cila e themeloi kompanine 13 vjet te shkuara por thjesht e dime se jemi me te mire. Sot aktualisht lsquoYandex ka mbi 2000 punonjes dhe kontrollon 65 te tregut rus dhe ka nje rritje qe aktualisht nuk e ka asnje motor tjeter kerkimi ne bote. lsquoGoogle qe kontrollon 70 te te gjithe tregut boteror eshte duke pasur probleme ne Rusi.
62 milione ruse aktualisht lundrojne ne menyre te rregullt online dhe ne krahasim me nje vit me pare behet fjale per nje rritje prej 15. Per shumekend interneti sherben edhe si nje valvul clirimi nje vend ku anetaret e kesaj shoqerie te kulturuar e shkolluar por shume te kontrolluar mund te shprehen me ne fund lirshem. Keshtu ne Rusi 50 e perdoruesve te internetit kane blogun e tyre nje shifer kjo qe eshte dyfishuar ne krahasim me nje vit me pare.
Qe kur Kremlini bleu thuajse te gjithe televizionet me te medha ne vend duke i vendosur gjate dhjetevjecarit te fundit nen kontrollin e tij dhe qe kur gazetat dhe revistat kane nisur qe te kene nje tirazh shume te ulet dhe jane shpesh ne pronesine e oligarkeve qe kane lidhje te ngushta me qeverine u ka mbetur blogjeve qe te ushtrojne funksionin qe tradicionalisht kryhej nga media.
Aktualisht jane krijuesit e blogjeve dhe jo gazetaret e medias ata qe jane duke ekspozuar skandale dhe duke nxjerre ne pah ate qe me te vertete mendojne ruset per qeverine dhe humbjen e lirive ne kete vend. Ne to publikohen dokumente dhe fakte qe nxjerrin ne pah korrupsionin e zyrtareve te larte por edhe te zyrtareve me pak te larte qe jane te zhytur ne korrupsion. Sipas analisteve perendimore blogjet ruse jane shume here me te sakte dhe te vertete per sa i perket lajmeve se mediat e vendit dhe nuk ka dyshim se blogjet ne Rusi kane ndikim me te madh se kudo tjeter.
Shkalla e ndikimit eshte nje nga faktoret qe e bene Adagamov qe te hiqte dore nga jeta me shume komfort qe bente ne Norvegji si drejtor kreativ ne nje agjenci reklamash dhe te vendoste qe te jetonte ne Mosken problematike dhe te shumekontrolluar. Sipas mendimit te tij Presidenti Medvedev nuk eshte nje djale i keq dhe shpesh eshte i hapur. Megjithate ai mbetet skeptik ne lidhje me forcen e Presidentit per te shpene deri ne fund idete e tij revolucionare ne lidhje me internetin. Sikunder e sheh edhe vete Adagamov interneti eshte territori i fundit i lire por nuk do te qendroje keshtu per nje kohe te gjate ne Rusi.
Nje nga kundershtaret me te ashper te lirise se internetit ne Rusi eshte Robert Schegel i cili vjen nga nje familje gjermane etnike. Sikunder edhe Adagamovi ai ka nje blog te tijin por ne ndryshim me te 25-vjecari i perket grupit te mbeshtetesve te Putinit ose me mire Nashi Tanet qe eshte edhe organizata rinore e kontrolluar nga Putin. Pasi la postin e tij si zedhenes i Nashi ne vitin 2007 ai sherbeu si anetar i Parlamentit ne Partine e Putinit Rusia e Bashkuar. Per momentin ai eshte duke punuar me nje ligj te ri per internetin qe synon te krijoje nje lloj pasaporte te posacme elektronike per perdoruesit duke e shnderruar keshtu internetin ne nje mjet shume me lehtesisht te kontrollueshem sikunder ka ndodhur deri me tani me te gjitha format e mediave qe jane shnderruar ne megafona te zerit te qeverise.
Schlegel enderron qe nje dite te behet minister. Nderkohe ai i jep instruksione patrioteve te rinj qe te pasqyrojne sic duhet veprimtarite e grupit rinor Nashi. Anetaret e kesaj organizate rinore jane ndjekes te pasionuar te Putinit dhe nuk e fshehin adhurimin per te. Vitin e kaluar Schlegel sugjeroi qe gazetat te mbylleshin nese dizinformonin opinionin publik dhe loboi per nje kufizim te madh te sasise se filmave te huaj qe shfaqen ne Rusi duke shprehur besimin se sipas tij shume burime mediatike abuzojne me lirine e tyre.
Aleksander Mamut oligarku me i fuqishem i internetit ne Rusi duhet heret ose vone te zgjedhe se cilit grup do te doje qe ti perkase ne te ardhmen e afert atij te Adagamovit apo Schlegel-it pra aktualisht si rregullator interneti ndodhen ne udhekryqin mes blogjeve progresive dhe atyre konservatore. Ne vitin 2007 Mamut pasuria e te cilit vleresohet te jete 1.7 miliarde dollare sipas revistes amerikane Forbes ka blere nje sasi te madhe te aksioneve te LiveJournal qe ofron blogje falas per perdoruesit e internetit. Thuajse gjysma e blogjeve ruse operojne ne kete sajt blogjesh perfshi edhe vete Adagamov-in dhe kundershtarin e tij.
Pyetja qe lind eshte ne cilen ane do te qendroje Mamud ne te ardhmen e afert Manjati refuzon qe te jape intervista apo te prononcohet per ceshtjet politike. E vetmja gje qe ka thene deri me tani ka qene Rusia meriton me ne fund qe te mesoje se si te kultivoje njerezit dhe jo me vetem lenden e paere.