Lady Gaga Monstra qe frikeson Madonen
Ne perballjen me te humbasin te gjithe. Madje edhe vete Presidenti Barak Obama ka ndalur ne shifren e 1 milion miqve ne Facebook ndersa ajo vajza e keqe qe cmend njerezit neper radio diskoteka apo koncerte i ka kaluar tashme 14 milione. 14 ashtu si numri i albumeve te shitur qe nga i pari nen titullin The fame. Hodha bast me veten dhe fitova. Madona e revolucionoi rrokun 25 vjet me pare ndersa une po e bej tani tregon Stefani Jaanne Germanotta ky eshte emri i saj i plote. Videoja e saj Bad romance eshte pare plot 220 milione here ne Youtube. I kisha thene ish te dashurit tim. Me ler po deshe por une do te ndjek ngado. Do te vije dita kur nuk do te blesh dot as nje hot dog pa degjuar zerin tim ne radio. Ka pasur plotesisht te drejte zonjushe Germanotta qe sot gjendet ne nje situate sureale nga pikepamja artistike dhe diskografike Kam nje album te ri thuajse gati por nuk mund ta publikoj sepse njerezit vazhdojne akoma te blejne lsquoThe fame dhe ne koncert duan te degjojne vetem ato kenge. Kur je nje ikone boterore behesh ajo qe publiku do qe ti te jesh. Pertej nje niveli tjeter popullariteti personi real nuk ekziston me. Rasti i Michael Jackson-it me duket ekzemplar. Edhe une prej disa muajsh jetoj sikur te isha Lady Gaga 24 ore ne dite. Ka mengjese kur zgjohem si depresive. Pastaj mbledh veten dhe them je nje grua e pasur dhe e famshme nuk duhet te qash per asgje. Ngrihu dhe shko te punosh. Jo vetem kaq me ka rene rasti te dal nga urgjenca pas ndonje aksidenti ne skene e veshur me rroba skenike edhe pse jashte mund te ishin mbi 500 veta qe me prisnin. Nuk mund te dilja me pizhame. E fiksuar pas lukut Lady Gaga ka qene gjithmone keshtu. Edhe kur ishte nje e panjohur qe frekuentonte klubet e Nju Jorkut ku shkonin te famshmit. Funde shume te shkurtra kemisha te bardha transparente dhe te puthitura pas trupit syze dielli me permasa gjigande dhe nje ngjyre flokesh bionde qe bie shume ne sy. Pas pese minutash me fusnin menjehere duke kujtuar se isha ndonje person i famshem. Per ta bindur boten qe ekziston ke talent dhe shkruan muzike te bukur ne fillim duhet te shkelesh mbi veten. Vetem nese une vesh nje fund shume te shkurter jam nje prostitute ndersa nje aktor Hollivudi qe vendos pambuk ne pantallona per tu dukur me mashkull po ben vetem detyren e tij. Artin e te berit gjithmone te gjerave qe i pelqejne publikut Lady Gaga nuk e ka mesuar duke marre leksione marketingu muzikor por duke djersitur ne skene neper baret me te uritura te Nju Jorkut. Vendet ku performonin vetem tras dhe drag queen ku me shume se shija e transgresionit dominon bindja se nuk ke asgje per te humbur. Pikerisht nga poshte te vjen shtysa per me lart ka deshire tu perserise gjithmone bashkepunetoreve te saj te ngushte. Jepja shfaqjen time te vogel muzikore ne Uper East Side ne Manhatan mes nje audience me krijesa te cuditshme qe frekuentonin jeten e nates. Ndersa prisja radhen time per tu ngjitur ne skene shfletoja librat e Andy Warhol ai e kishte kuptuar mire se si funksionon truri i mases. Ne skene bertisja si e cmendur qe te me degjonin. Njerezit ne salle nuk reagonin por ne prapaskene kisha fansat e mi gay dhe transvestite qe cmendeshin per mua. Keshilla e tyre ishte bej dicka mes asaj qe ben Madona dhe asaj qe kane bere Aba-t dhe do ta shohesh se e gjithe bota do te kujtohet per ty. Kohe te largeta. Sot Lady Gaga eshte nje marke qe faturon 115 milione dollare ne vit me nje strukture shume eficente dhe shume aktive prej 24 oresh ne dite. Haus of Gag frymezuar nga Factory e Andy Warhol eshte nje skuader menaxheresh eksperte te konsumit te mases stiliste dhe krijues te llojeve te ndryshme. Jane ata qe e kane transformuar ne nje biznes kolosal nje objekt te zakonshem si qiriri me arome me portretin e popstarit. Sipas asaj qe shkruhet ne sajtin zyrtar jane te pakten 40 mije bleresit. Jo me pak te deshiruar edhe byzylyket me mbishkrimin Iam a free bitch dhe maska e zeze ne stilin Eyes Wide Shut. Gjithmone ne Haous of Gaga lindin strategjite per te bere per vete median e re dhe popullsine e internetit. Ne pritje te cudirave te tjera dime vetem qe Lady Gaga eshte e angazhuar ne nje tur boteror pa fund duke u dhuruar sajteve dhe mediave episode qe ne rrjedhen e kohes shnderrohen ne legjenda urbane. Cmenduria e fundit u takon vetem pak diteve me pare ne skenen e Lollapalooza Festival ne Amerike. Taka 20 centimetra recipeta corape te grisura dhe nje pale brecka te vogla.