E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somalia jeta e re e pirateve. Tani politiken e bejme ne

Pasi terrorizuan detet i jane rikthyer tokes. Nuk kane nje linje te qarte. Ndihmojne ate qe i paguan me shume

Ismail Haji Noor zyrtar i nje qeverie lokale ka ardhur i fundit ne kete grup piratesh famekeq me nje mesazh te thjeshte Kemi nevoje per ndihmen tuaj. Se bashku me guerilet islamike Shebab Noor qendron ne nje plazh me dhjetera pirate te armatosur nderkohe qe ne sfond duken dy anije te plackitura. Ai thote Qe nga ky moment do te punojme bashke. Eumlshte takuar me shume kryetare pirate madje i ka quajtur edhe vellezer. Ndersa tregon historine e tij ai thote se me pare i konsideronte piratet kriminele por qe ne kete moment islamiket Shebab jane nje kercenim me serioz. Duke qene se jane me te fuqishem se ne jemi te detyruar te behemi miqte e pirateve thote Noor.

Per vite me radhe bandat e pirateve somaleze te armatosur deri ne dhembe kenaqeshin duke rrembyer dhe plackitur anije ne det te hapur pa u perziere ne luften e komplikuar civile qe po ndodhte ne kontinent. Tani gjerat po ndryshojne dhe pirate kane vendosur tu drejtohen te gjitha aneve.

Ndersa autoritetet lokale ne Hobyo i kane ngarkuar piratet me detyren qe te mbrojne fshatrat e bregut dhe te bllokojne avancimin e Shabab-eve me poshte ne Xarardheere nje tjeter strofull e pirateve te moshuarit tregojne se kohet e fundit nje grup tjeter piratesh pranoi te ndante prene me Shebab-et dhe Hizbul Islam nje grup tjeter rebel islamik.

Fillimisht guerilieret islamike kishin premtuar se do ta crrenjosnin piraterine nga Xarardheere duke theksuar se behej fjale per nje aktivitet te pafe por mesa duket parate kane pasur me shume ndikim sesa feja. Duket se ky eshte fillimi i makthit me te madh somalez per Perendimin dy nga industrite me te medha te vendit pirateria dhe radikalizmi islamik kane bashkuar forcat e tyre.

Piratet somaleze jane shume oportuniste Duam vetem parate ky eshte slogani i tyre prandaj nuk dihet se sa do te zgjasin aleancat e tyre te reja. Kryetaret e grupeve pergjate bregut somalez thone se piratet po behen me ambicioze saqe po i investojne parate e tyre ne artilerine e rende. Numri i pirateve rritet cdo dite. Po fuqizohen gjithnje e me shume. Ne fillim i investonin parate e tyre per te blere barka dhe per te dale ne det te hapur nderkohe qe tani po krijojne nje force te re ushtarake thote Mohamed Aden nje kapo-klan i Somalise Qendrore.

Le te marrin shembull kryetarin e fuqishem te pirateve Mohamed Garfanji i cili u shfaq ne skene per here te pare para dy javesh per te drejtuar nje grup gazetaresh te huaj ne Hobyo ku ndodhet edhe baza e tij operative. Gazetaret ishin ftuar nga administrata e shtetit te Galmudug-ut qeveria lokale e cila po perpiqet te marre kontrollin e vendit. Por Hobyo eshte nje vend ku ka vetem pirate dhe neper rruge sheh djem dhjetevjecare me kallashnikov ne dore vizita mund te behej vetem me bekimin e kryepiratit Mohamed Garfanji-it. Gjate nje takimi me te moshuarit e Hobyo-s Garfanji u kthye me fytyre nga grupi dhe u tha atyre se mund te flisnin me gazetaret dhe se keta te fundit mund te benin fotografi. Pastaj u zhduk ne ere.

Thuhet se Garfanji ka plackitur shume anije dhe ka perdorur miliona dollaret e vjedhur per te krijuar nje divizion te vogel kembesorie me qindra burra ka blere 80 mitraloza te rende dhe disa kamione me arme kunderajrore mjete krejt te ndryshme nga ata qe perdorin zakonisht piratet. Disa prej ushtareve te tij veshin xhinse te tjere uniforma dhe duken me te organizuar se cdo lloj milicie tjeter somaleze.

Arsyeja e vetme e Garfanji-t qe u be pirat ishte kjo te krijonte nje force te frikshme ne kontinent per tu bere balle mjekermajuceve. Megjithate sot bashkepunetoret thone se ushtria i tij pirate eshte krijuar per te ndaluar Hizbul Islam dhe Shabab-et.

Sot shume pirate duken te kenaqur qe po i japin nje dore politikes edhe pse ne 2010-n gjerat duken sikur jane rregulluar disi prania e anijeve te luftes pergjate bregdetit somalez vazhdon te ndihet. Qindra pirate kane perfunduar ne burg dhe nje numer i madh kane humbur ne det me siguri jane mbytur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›