Sheva, gati oferta e huazimit

Andrij Shevcenko nuk po kalon momente të mira në Londër. Sipas tabloidit britanik "Daily Mirror", Dinamo e Kievit, skuadra ukrainase që e bëri të famshëm sulmuesin, ka bërë gati një ofertë për Celsin për ta marrë në formë huazimi ish-sulmuesin e Milanit, i cili pasi kaloi një periudhë të vështirë me ish-trajnerin e Celsit, portugezin Hoze Murinjo, nuk po gjen paqe as edhe me izraelitin Avram Grant.