E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Do miratojmë statusin e minatorit

Kreu i LSI-së, ILir Meta, gjatë një takimi në Peqin dhe Përrenjas, deklaroi se kur kjo parti të vijë në pushtet, do të miratojë ligjin për statusin e minatorit. "Të nxjerrim Përrenjasin dhe Shqipërinë nga kriza ekonomike, që e ka futur keqqeverisja dhe keqmenaxhimi i Kryeministrit në largim, Sali Berisha, në mënyrë që më 29 qershor të fillojmë me planin tonë për veprim, për të nxjerrë bujqësinë nga kriza dhe për të filluar programin tonë të punësimit, për të miratuar statusin e minatorit", deklaroi kreu i PS-së. Më pas Meta u shpreh se synohet miratimi i ligjit për moshën e tretë, të cilin vërtet e rrëzoi Parlamenti i Sali Berishës, por do ta miratojë Parlamenti i 28 qershorit.
"Është një projektligj që do të ndihmojë 350 mijë pensionistë në të gjithë vendin, që nga shërbimi shëndetësor falas, rimbursimi i ilaçeve, transporti falas, vetëm me dokumentin e pensionistit", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›