E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta takon Martin Schultz: Respektojmë vendimin e LSI për koalicionin

Kreu i LSI Meta ka marrë dje aprovimin e Presidentit të Grupit Socialist në Parlamentin Evropian, Martin Schultz për vendimin e koalicionit qeverisës midis LSI dhe PD.


Meta e njohu drejtuesin e lartë të socialisteve evropiane me zhvillimet politike në Shqipëri dhe veçanërisht për shkaqet që çuan në rezultatin zgjedhor. Ai gjithashtu parashtroi arsyet në themel të vendimit për koalicionin e ri qeverisës midis LSI dhe PD.


“Ne respektojmë plotësisht vendimin e LSI për koalicionin”, u shpreh Schultz në takimin me kryetarin e LSI, Ilir Meta.


“Do të bashkëpunojmë me Qeverinë e re ku, jemi të bindur se LSI do të japë një kontribut të veçantë në realizimin e reformave dhe në integrimin evropian të Shqipërisë. Në këtë funksion ne do të forcojmë bashkëpunimin me LSI dhe do ta mbështesim në realizimin e objektivave të saj politike”, vijoi ai.


Schultz ka vijuar më tej me parashikimet e tij duke hedhur poshtë zërat për jetëgjatësinë e koalicionit.


Schultz e ftoi kryetarin e LSI Meta për një vizite në Bruksel në muajin shtator për t’u takuar me autoritetet e larta të BE dhe me përfaqësuesit më të lartë të së majtës evropiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›