Blushi: Edi Rama ka humbur zgjedhjet dhe këtë e di gjithë ShqipëriaNga TemaQëndrim punist dhe primitiv i shumicës se Kryesisë. Kështu e ka cilësuar Ben Blushi vendimin e dy ditëve më parë të Kryesisë së PS për të mos pranuar si pikë të axhendës së Ko
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Blushi: Edi Rama ka humbur zgjedhjet dhe këtë e di gjithë ShqipëriaNga TemaQëndrim punist dhe primitiv i shumicës se Kryesisë. Kështu e ka cilësuar Ben Blushi vendimin e dy ditëve më parë të Kryesisë së PS për të mos pranuar si pikë të axhendës së Kongresit të nesërm të PS paketën me ndryshimet në statutin e PS.
Ben Blushi tha dje se nuk do të kandidojë për postin e kryetarit të PS, pasi kishte konstatuar këtë frymë puniste në Kryesinë e partisë në momentin e rrëzimit të paketës së propozimeve për ndryshime në statut.
Blushi u shpreh dje se paketa e tij u rrëzua, për shkak se një prej neneve të këtyre propozimeve ia bënte Ramës të pamundur rikandidimin për postin e kryetarit të partisë. “Statuti po rrëzohet, se i krijon Edi Ramës mundësinë për të mos kandiduar moralisht. Edi Rama ka humbur zgjedhjet dhe këtë e di gjithë Shqipëria. Më vjen keq të them që PS mund t’i japë një mandat shtesë një njeriu që ka humbur zgjedhjet dhe më vjen keq që PS mund të vendoset në periferi të shoqërisë dhe t’i japë mundësi një humbësi të rikandidojë, apo të zgjidhet në krye të PS. Dua të them këtu që PS e kishte zgjedhur Edi Ramën për të mundur Sali Berishën, gjë që nuk ndodhi dhe Edi Rama nuk mund të ngushëllohet në këtë Kongres duke mundur shokët dhe aleatët e vet. Ky është një ngushëllim i vogël, i cili nuk i mjafton askujt për ta rikthyer PS në pushtet në kushtet që jemi”, - tha Blushi.
Kundërshtari kryesor i Ramës në PS deklaroi dje se, megjithëse Kryesia rrëzoi kërkesën e tetë anëtarëve të Kryesisë për të pranuar diskutimin e paketës në Kongres, ditën e Kongresit ata do të përpiqen sërish ta hedhin në diskutim dhe për më tepër do të kërkojnë votë të fshehtë për paketën, duke pretenduar se në një rast të tillë paketa do të miratohej. Ben Blushi u shpreh dje se nga dita në ditë, paketa e tij kishte gjetur mbështetje në delegatët e Kongresit.
“Kjo gjë po gjen mbështetje nga dita në ditë, edhe pse ka presione. Jam i bindur dhe ia vlen të testohet, sepse, në rast se projekti hidhet me votë të fshehtë, ndryshimet në statut fitojnë. Fakti që nuk futet në rend të ditës do të thotë se nuk i jepet mundësia Kongresit të votojë me votë të fshehtë për një domosdoshmëri që ka PS për t’u decentralizuar dhe për të kaluar më shumë pushtet nga qendra në bazë. Beteja jonë do të jetë të fusim në rend të ditës këto ndryshime statutore”, - tha Blushi.
Ben Blushi foli dje për arsyet e vendimit të tij për të mos kandiduar për kryetar të PS. Ai tha se janë vetëm dy vite mandat kryetari dhe ka kohë për një garë tjetër, hyrja e tij në garë do të përfshinte në konflikt degë të PS për shkak të emrit të tij. “Ai konsiderohet një mandat i ndërprerë. Mandati i kryetarit të PS ka filluar në 2007 me zgjedhjet sipas parimit “Një anëtar, një votë” dhe sipas statutit presupozohet se është 4-vjeçar. Pra ky mandat është ndërprerë dhe po konkurrohet për tepricën e tij, për pjesën e mbetur, që do të thotë gati 2 vjet. Unë nuk mendoj që kemi zgjedhje brenda PS, kemi votëbesim. Ish-kryetari, i cili ka humbur zgjedhjet, po kërkon një votëbesim brenda PS për të marrë dhe tepricën e mandatit që i ka mbetur për arsye statutore”, - thotë Blushi.
Duke folur për procesin zgjedhor mes socialistëve Blushi tha se gara është një farsë, megjithatë ai ngurron të flasë për rolin e Arben Malajt në këtë garë. “Dua t’i hedh secilit mundësinë për të bërë tifozllëk apo për të dalë kundër meje në një garë që nuk është garë. PS e kishte zgjedhur Edi Ramën për të mundur Sali Berishën, gjë që nuk ndodhi dhe Edi Rama nuk mund të ngushëllohet në këtë Kongres duke mundur shokët dhe aleatët e vet”, - thekson Blushi. Duke deklaruar se nuk do të kandidojë për këtë post, Ben Blushi tha se nuk do të votojë për Edi Ramën, duke e quajtur si një kryetar që humbi zgjedhjet e 28 qershorit. “Moralisht e kam të pamundur të votoj për kandidatin që ka humbur zgjedhjet dhe nuk mundi Sali Berishën. Do të votoja për këdo që do ta mundte. Edi Rama e humbi këtë shans”, - tha Blushi.