E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Do ketë transparencë në dy çështjet kryesore të KongresitNga TemaKongresi i Jashtëzakonshëm i PS do të jetë transparent në dy pikat kryesore të tij, sipas zëdhënëses së Kryesisë së PS, Mimi Kodheli. Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë Kodheli

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kodheli: Do ketë transparencë në dy çështjet kryesore të KongresitNga Tema

Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS do të jetë transparent në dy pikat kryesore të tij, sipas zëdhënëses së Kryesisë së PS, Mimi Kodheli. Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë Kodheli tha se në aty u ra dakord që t’i sigurohet publikut transparencë e plotë për atë që ajo e quajti e vërteta e krimit elektoral të 28 qershorit, si dhe transparencë e plotë për platformat politike të kandidatëve që do të konkurrojnë për kryetar të PS, duke mundësuar transmetimin e drejtpërdrejtë edhe të kësaj seance për publikun. Sa i përket çështjes së parë, atë të zgjedhjeve të 28 qershorit, Kodheli tha se në Kongres do të pasqyrohen prova konkrete që vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Zëdhënësja e Kryesisë së PS, njëherësh deputete e kësaj partie, tha dje se në mbledhjen e Kryesisë së PS mbizotëroi mendimi që ndryshimet në statutin e PS, pra paketa Blushi, t’i nënshtrohen një procesi analize në të gjitha strukturat e partisë, gjë e cila përjashton mundësinë e votimit të tyre në kongresin e nesërm. “Në Kryesi mbizotëroi mendimi që është e nevojshme kryerja e një reforme statutore dhe e rregullave që normojnë funksionimin e Partisë Socialiste, e cila nuk duhet të jetë e diktuar nga ndërhyrje pjesore dhe në kushtet e emocionalitetit të konkurrimit politik. Kryesia në shumicë gjykoi dhe konkludoi se Kongresi duhet t’i hapë rrugë një procesi analize, konsultimi dhe debati të gjerë në parti rreth kësaj reforme, proces i cili brenda një afati të arsyeshëm t’i paraqitet kongresit të ardhshëm për miratim”, - tha Kodheli. Deputetja socialiste tha gjithashtu se Kryesia shprehu vullnet të plotë për të mbështetur dhe administruar një proces konkurrimi ndërmjet kandidatëve për kryetar të PS, konform Kodit Zgjedhor të partisë duke iu garantuar akses të plotë të gjithë kandidatëve nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në të gjithë piramidën e strukturave që do të merren me organizimin e këtij procesi; pra votimin, numërimin dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, përmes rregullave dhe kushteve të njëjta dhe të barabarta për secilin nga kandidatët.

Dy ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë së PS janë përplasur dy grupet në këtë forume, Edi Rama dhe mbështetësit e tij përballë Ben Blushit dhe mbështetësve të tij. Ata kanë zhvilluar debate të ashpra midis tyre sa i përket çështjeve që do të diskutohen në Kongresin e PS të ditës së nesërme, në qendër të së cilave ishte paketa e propozimeve për ndryshime në statutin e PS, e quajtur paketa Blushi. Debati midis palëve ka vazhduar deri në momentin kur kryetari i PS, Edi Rama, është larguar nga salla, duke i dhënë fund kështu mbledhjes midis debatesh të forta. Pas kësaj mbledhjeje, Ben Blushi deklaroi se nuk do të hynte në garën për postin e kryetarit të PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›