Blushi: Nuk besoj as Zogby as Gani Bobin, rezultati i vërtetë janë zgjedhjet

Ja dyshimet e Ben Blushit për sondazhet e mediave vizive
Pavarësisht emrit që mbajnë sondazhet, mungesa e besueshmërisë mbetet sërish një fakt i pamohueshëm. Ben Blushi, deputet i PS-së i ka cilësuar sondazhet si një modë elektorale që nuk ka shumë traditë në Shqipëri. Sipas tij, sondazhet e dy-tre muajve të fundit shprehin një tendencë, që ndihmon për të kuptuar se shoqëria shqiptare kërkon ndryshim, se problemet e tyre mbeten korrupsioni, varfëria, papunësia. "Në vitin 2005 ka pasur disa sondazhe që përgjithësisht shprehën tendencë të shoqërisë për të korrigjuar qeverisjen. Ndërkohë që sondazhet e fundit shprehin një tendencë, nuk jam i prirur të lexoj numrat, të zbërthej në mandatet zgjedhore sa deputetë ka një palë apo një tjetër. Ato na ndihmojnë të kuptojmë tendencën e shoqërisë, që kërkon një reflektim se si është qeverisur, ka theksuar Blushi, që sipas tij sondazhet konstatojnë se problemet mbeten papunësia, ekonomia, korrupsioni, elementë këto që sipas tij ndihmojnë partitë politike për të ndërtuar një taktikë elektorale të arsyeshme e konkrete. Lidhur me këtë, Blushi ka theksuar se sondazhet shërbejnë edhe për të motivuar partitë politike. Kemi hyrë në fushatë dhe secila palë ka nevojë të motivojë militantët e vet, sondazhet e ndihmojnë për këtë gjë, sepse ka aspekte motivuese. Sondazhet mbështesin besim që ka opozita në Shqipëri për fitoren e zgjedhjeve, ka theksuar ai. Sipas tij, kompania "Zogby", nuk mund të manipulohet në Shqipëri, jo sepse ka nxjerrë fituese PS, por sepse jepet në një botë globale nga e cila nuk shpëtohet dot. Qetësinë personale e gjej tek fakti që nuk mund të mendojë që një markë si "Zogby", të pranojë të manipulohet në funksion të tre milionë banorëve. Kjo mund të ishte interesante në Kinë me miliarda banorë, por jo në vendin tonë, sepse në Shqipëri nuk ka asnjë pagesë për të manipuluar atë, sepse është e pamundur.
Dyshimet në sondazhe
Ekspertët e mbrojtën vet sondazhet, ka theksuar Blushi, ku ka veçuar faktin se Zogby ka qenë pionier i të gjithë sondazheve në Amerikë dhe ai është i njëjtë edhe këtu, nuk mund të ekzistojnë dy Zogby. Duke krahasuar sy sondazhet e fundit në Shqipëri, ai ka shprehur qartë idenë e interesimit të tij për tendencën e problemeve që ka Shqipëria. Besimin e tij tek "Zogby", deputeti Blushi e ka shfaqur lidhur me famën internacionale që ka. Duke iu drejtuar deputetit të PD, Astrit Patozi ai ka theksuar se ka më shumë arsye për të votuar kundër qeverisë, arsye këto që dalin në mënyrë të natyrshme. Po të shohim pyetësorin për problemet dhe të analizohen logjikisht, del që shqiptarët kanë më shumë arsye për të votuar kundër sesa pro kësaj qeverie. Nëse doni është më e thjeshtë të vish tek shifrat përmes problemeve dhe këto probleme mbështesin shifrat, ka vijuar Blushi në debatin e tij. Ndër të tjera, duke vazhduar debatin e tij me deputetin Patozi, po në lidhje me dy sondazhet e publikuara në Shqipëri, deputeti Blushi ka theksuar se nëse marrim bllokun e dy sondazheve që njerëzit shprehin shqetësimet, besoni se një popull, mund të votojë për qeverinë nëse jeton keq? Është e vërtetë lakuriq e sondazhit. Sepse është e pamundur që një popull që jeton keq të votojë për qeverinë, ky përfundim del nga të gjitha sondazhet. Sondazhi bëhet për sot, jo për kohët e shkuara, ka theksuar deputeti i PS. PD thotë mos i besoni sondazheve, presidentit, prokurorisë, asnjë institucioni përveç PD. Kjo është e pabesueshme. Vetëm Saliu besohet? Është një tendencë e pafrytshme, jo produktive, nuk është shoqëri monopoliste, klasa politike ka më shumë arsye të nxisë sentimentin pro ndaj institucioneve. Sondazhet i fus tek institucionet. Qasja ime është parimore, jo partiake, ka theksuar Blushi duke vijuar se PD nuk është i vetëm institucion, por është një ndër këto. Sipas tij, PD nuk duhet të detyrojë njerëzit që të besojnë tek ajo. Gjatë debatit, midis deputetit të PS, Ben Blushi dhe atij të PD, Astrit Patozi, ky i fundit i ka drejtuar një pyetje në lidhje me zgjedhjet e pjesshme politike të fituara nga PD. Në lidhje me këtë, deputeti Blushi është shprehur se zgjedhësit e këtyre zonave, janë të bindur se me këta zgjedhës nuk mund të ndryshohet qeverisja, sepse sipas tij një deputet nuk mund të ndryshojë dot qeverisjen. Duke e cilësuar votën në zgjedhjet e pjesshme, mekanike, deputeti Blushi ka përmendur diferencën mes zgjedhjeve të përgjithshme. Përsa i përket pyetjes se cili do të ishte për deputetin Blushi një sondazh ideal, ai ka veçuar rezultatin e zgjedhjeve, përgjigje kjo e mbrojtur edhe nga kundërshtari i tij politik, Patozi. Për të qenë të vërtetë, sondazhet idealë janë rezultatet e zgjedhjeve, më takon dhe besoj që e majta fiton. Mund të nxjerrim dy tre gjëra që mund ti shkëmbejmë me tendenca për problemet, ka theksuar Blushi. Duke u ndaluar tek zgjedhjet e viteve të mëparshme, deputeti i PS ka theksuar se duke e shtritë këtë gjë në një sistem proporcional, këto zgjedhje kanë një të panjohur të paprovuar, theksoi ai. Në lidhje me sistemin e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 28 Qershorit, Blushi e ka cilësuar atë të panjohur sepse është i ri për vendin tonë. Nuk kemi votuar kurrë në një sistem si ky i sotmi, për sa kohë që është i pakontestuar ka të panjohurat e veta. Mund të kemi rezultat kombëtar i ndërtuar me një pyetësor kombëtar. Duke pasur një sistem të ndryshëm, që nuk e ndan Shqipërinë në 100 zona por në 12, nuk e dimë sesi përthyhet sondazhi, ka vijuar Blushi i cili ka shtuar se ende nuk janë konkrete shifrat se kush qeveris më mirë dhe se kush arrin të zgjidhë problemet që kanë qytetarët e vendit. Duke vazhduar idenë e tij për sondazhet, ai thekson se nuk përthyhen me territorin, sepse këto sondazhe nuk shfaqin sesa nga 90% e përfundimeve është në Shkodër, sa në Vlorë. Edhe Gani Bobi bën të njëjtën gjë, dhe nuk na tregon në mënyrë që ne të bëjmë një analizë elektorale pak më shumë nga ana jonë. Ne shkojmë në parlament, jo në sondazh. Sipas Blushit tendenca është të fitojë opozita. Duke u përpjekur të kuptojmë nëse në 28 Qershor shqiptarët do ti veshin një kostum qeverisë, neve apo PD nuk mund të bëjmë muhabet kopsash. Nëse bëjmë muhabet kopsash nuk përfaqësoj ato por kostumin, ka theksuar Blushi duke shtuar se qeveria nuk qeveriset me kopsa. Ndër të tjera ai ka vijuar se nëse kemi bërë një pakt, kemi bërë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, që ti japim mundësi kujtdo krahu të majtë apo të djathtë, të qeverisë në mënyrë autonome, pa qenë peng i kopsave. Ne shkojmë për përqasjen në fushatë nuk numërojmë partitë e koalicionit tonë apo të tyre. Deputeti Blushi përsërit faktin se problemi është kush qeveris më mirë, debati sipas tij është sesi kanë qeverisur në këto katër vjet. Edhe pse qeveria shprehet se rrogat janë të larta, Blushi ndalet tek kostoja e jetesës, nëse mundet ose jo të përballohet me këto ngritje rrogash. Problemi nuk qëndron tek fakti se me cilën parti shkon Ceka, apo me kë do të hyjë LSI, problemet e Shqipërisë janë papunësia, nuk shkojmë me taktika elektorale ndaj jemi më të lehtësuar. Nëse kemi rimorkio do të jenë më të lehta në peshë, krahasuar me pozitën. Ne kemi lokomotivë me tre parti, thekson Blushi. Para pak ditësh ish- kryetari i PS, Fatos Nano është rikthyer, pyetjes nëse ky rikthim do të dëmtojë apo jo PS, deputeti Blushi i është përgjigjur tepër shkurt. Nga ajo që kuptova unë dhe besoj edhe të tjerët, ishte një presion absolutisht që e majta të vijë në pushtet, nuk mund të lexohet në asnjë mënyrë tjetër, një kontribut që e majta të vijë në pushtet, në këtë aspekt mund të ndikojë pozitivisht, theksoi Blushi. Duke iu drejtuar sërish kundërshtarit të tij politik, Patozi ai ka theksuar se jeni duke administruar zgjedhjet, nuk po qeverisni. Në lidhje me programin e qeverisjes, deputeti Blushi ka theksuar se kemi program për zgjedhjet. Përsa i takon zgjedhjeve sipas deputetit të PS, opozita nuk është e përçarë, nuk është më element elektoral, pasi sipas tij, shqiptarët shkojnë në votim për të votuar kundër qeverisë, dhe sipas tij në zgjedhjet e 28 Qershorit nuk do të votohet raporti i PS me LSI, por do të votohet gjendja ekonomike, ku Shqipëria rezulton të jetë një vend t