Ferrari, Alonso shuan polemikën me Masën
Fernando Alonso nuk humbet kohë dhe para garës së Interlagos i rikthehet diskutimit për incidentin e Singaporit dhe deklaratat e ashpra të Felipe Masës. Ai nuk u përgjigjet akuzave, por e mbyll këtë kapitull. Spanjolli nuk ndihet i ofenduar, apo i irrituar dhe u thotë gazetarëve se dëshiron ta takojë sa më shpejt brazilianin për të folur me të për kampionatin e ardhshëm, pasi nuk ka besim te vërtetësia e gazetave. Alonso është shfaqur gjithashtu i gatshëm të dialogojë për të mbyllur polemikat dhe diskutimet e kota.