Rosi: Te Dukati në vitin 2010? E pamundur
Më shumë sesa koha më e shpejtë që Valentino Rosi regjistroi në provat e lira në Filip Ajland, në Çmimin e Madh të Australisë është diskutuar për zërat rreth "martesës" së pilotit me Dukatin në vitin 2010. Por, "Doktori" hodhi kategorikisht poshtë të gjitha spekulimet e përfolura së fundmi në media: "Fjalët për kalimin te Dukati? Nuk e kuptoj përse kanë sajuar zëra të tillë. Vitin tjetër nuk do të shkoj te kjo skuadër, së pari sepse kam një kontratë me Jamahan dhe së dyti, sepse nuk dua".