E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi: PS synon një ministri të veçantë për fshatin

Kandidati për deputet në Qarkun e Korçës, Ben Blushi është takuar me banorët e fshatit Vashtmi, në kuadër të prezantimit të Programit të Ri Qeverisës. Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, ka dëgjuar hallet dhe shqetësimet e njerëzve në këtë zonë të harruar nga ana e qeverisë, ku nuk ka asnjë lloj mbështetje për fermerët dhe bujqit. Sipas Blushit, Kryeministri Berisha, gjatë mandatit 4 vjeçar u kujdes më shumë për pasurimin e familjes së tij, se sa për fshatrat dhe në veçanti ato në Qarkun e Korçës. Blushi ka zhvilluar takime në çdo shtëpi në këtë fshat. Duke hyrë në çdo shtëpi, ai u ka kërkuar banorëve të Vashtmisë që të bëhen pjesë e ndryshimit më 28 qershor, ta largojnë me votën e tyre qeverinë e drejtuar nga Berisha. Ne do ta nisim me fshatin rimëkëmbjen e shtetit,  u shpreh Blushi, sipas të cilit kjo qeverisje do të fillojë nga përmirësimi i kushteve të punësimit dhe jetesës në fshat. Kur fshati është i varfër edhe qyteti vuan, vijoi kandidati i PS për deputet, Ben Blushi. Sipas Blushit, me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, do të ketë një ministri të veçantë për problemet e fshatit, ku me anë të politikave favorizuese, do shteti do të jetë krah fermerit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›