Milo u premton dibranëve një derë të hapur në Tiranë
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë të Demokracisë Sociale në qytetin e Peshkopisë. Milo prezantoi para dibranëve listën e kandidatëve të Demokracisë Sociale për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit, e cila kryesohet nga Milo, Petrit Zili kryetari i PDS në Dibër, Anita Kurtin nga Burreli, Bledar LLeshin për Bulqizën, Dritan Pjeçi kryetari i PDS në Burrel dhe Halim Gjonin mësues.
Milo u tha Dibranëve se ka besim tek virtytet e dibranëve, sepse kishte përsëri rastin tu tregonte dibranëve se si mund të shërbejë edhe më mirë se çu ka shërbyer vite të shkuara ku ai ka qenë deputet në qarkun e Dibrës. Sipas tij, më mirë se kushdo këtë e dinë vetë dibranët. Jam këtu tiu jap një mesazh miqësor, që Reçi, Kalaja e Dodës, Muhuri, Maqellara dhe të gjithë dibranët miq të mij, se do të kenë në Tiranë një derë të hapur tiu shërbej dhe që tiu qaj realisht hallet e tyre. Unë u premtoj dibranëve se do të jem po aq i zellshëm siç kam qenë, u shpreh kreu i PDS, Milo, Më poshtë ai u premtoi dibranëve se do ti ndihmojë në infrastrukturë, rrugë rurale, shkolla, ujësjellës, dhe gjithçka tjetër qe ata do të kenë nevojë. Gjithashtu ai i premtoi rinisë dibrane një emigracion të ligjshëm ashtu siç i ka ndihmuar vite të shkuara, kur ishte deputet i Dibrës dhe Ministër i Jashtëm. Sipas Milos, dibranët do të gjejnë tek Demokracia Sociale dhe tek koalicioni Bashkimi për Ndryshim, politika në platformat e tyre elektorale dhe në politikat e reja të së majtës të cilat duhet të gjejnë zbatim dhe në ndryshimin e qarkut të Dibrës, që për fat të keq sot e gjejnë Dibrën si para 10 vjetesh. Në fund ai u bëri thirrje dibranëve të mbështesin Demokracinë Sociale, e cila sipas tij do të sjelle njerëz të devotshëm për tiu shërbyer pas 28 qershorit.