Himarë, probleme me kartat
Aplikimet për karta identiteti nuk po ecën në rrugë të mbarë në qytetin e Himarës. Banorë të këtij qyteti ankohen se në qendrën e aplikimit duhet të presësh gjatë derisa të vijë radha për të aplikuar. Ndërsa të tjerë ngrenë problemin e çmimit, që ende vazhdon të jetë 1200 lekë të reja.
Problemi ndërlikohet për ata banorë që një pjesë të vitit jetojnë në Greqi dhe pajisja me kartën e identitetit është mëse e nevojshme, ndërsa për të tjerët çdo vonesë në aplikim apo tërheqjen e kartës rrezikon pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.