Meta siguron rininë për mundësi dhe punësim, mbështetur në aftësi dhe talent

Kreu i LSI takim entuziast në Amfiteatrin e Liqenit Artificial me mijëra të rinj
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim siguron rininë shqiptare se vetëm politika e LSI dhe qeverisja e saj e ardhshme nga LSI, do të garantojë punësim dhe mundësi për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, që të punojnë dhe të shprehin talentin dhe aftësitë e tyre. Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi dje një takim madhështor në Amfiteatrin në Kodrat e Liqenit në Tiranë. Mbi 2 mijë të rinj e të reja kryeqytetas, me energji dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm, premtuan mbështetjen e tyre të pakursyer për liderin e LSI, Ilir Meta dhe për fitoren e kësaj force politike më 28 Qershor. Kryetarja e LRI, Erisa Xhixho evidentoi Planin për Veprim që kjo forcë politike ka për rininë. Ndërsa duke marrë fjalën përmes një entuziazmi dhe energjie rinore, lideri i LSI u shpreh se Koha për Veprim, në radhë të parë, është Koha për Rininë. Të jeni të sigurtë se nuk do të zhgënjeheni nga Ilir Meta, se jam i vendosur tju udhëheq në një fitore spektakolare në 28 Qershor. Sepse Ilir Meta ndryshe nga alternativat e tjera, të lodhura nga korrupsioni i pushtetit, ka me vete një forcë të jashtëzakonshme, forcën më të madhe rinore në Shqipëri, Lëvizjen Rinore për Integrim, tha kreu i LSI. Meta shprehu më tej kënaqësinë që ndodhej mes të rinjve të LRI por jo vetëm. Gjatë fjalës së tij, Meta e ka konsideruar si moment fatlum, faktin se vetëm një muaj na ndan nga dita e takimit me historinë, siç e quajti ai. 28 Qershori është vërtetë një ditë historike, sepse do ndahemi me regjimin korruptiv të të dy forcave të vjetra, që nuk mund të ofrojnë më asnjë alternativë shpresëdhënëse për rininë e Shqipërisë, që e kanë lënë pa punë rininë, e kanë lënë pa ambiente sportive, pa ambiente kulturore dhe i përdorin të rinjtë vetëm për fasada, vijoi më tej kreu i LSI, duke cilësuar se në asnjërën nga ato forca nuk përfaqësohet rinia e vërtetë. Ku i kanë të rinjtë e forumeve të tyre si kandidatë për deputetë? Asgjëkund nuk i kanë. Ndërsa një ndër tre kandidatët kryesorë të LSI është kryetarja e LRI, Erisa Xhixho, u është drejtuar Meta të rinjve të mbledhur pranë Amfiteatrit në Kodrat e Liqenit në Tiranë. Meta u shpreh më tej se parlamentit të Fazlliçëve dhe të Megadushkut, po i vjen fundi dhe më 29 qershor do të jetë LSI, ajo së cilës do ti buzëqeshë fati. Ai ka siguruar të rinjtë se LSI do të motivojë elektoratin që të mposhtë qeverisjen aktuale. Koalicioni ynë është në rrugën e sigurt të fitores dhe të jeni të sigurt se në 29 Qershor fitorja i buzëqesh LSI, i buzëqesh koalicionit tonë. Të jeni të sigurtë se me vendosmërinë tonë, me programin tonë, me vizionin tonë, me shpirtin tonë idealist, me fuqinë tonë do ta motivojmë elektoratin progresist dhe opozitar për të mundur Sali Berishën në 28 Qershor, u shpreh Meta, i cila ka garantuar se do të punojë pa u lodhur në këtë muaj që ka mbetur për të unifikuar sa më shumë faktorë progresistë dhe opozitarë kundër Sali Berishës dhe njëkohësisht për të bashkuar opozitën e sotme dhe maxhorancën e 29 Qershorit. Meta theksoi se intrigantët janë të pashpresë për të përçarë të majtën dhe forcat progresiste, sepse sipas tij ata janë burracakë, sepse nuk kanë asnjë vlerë njerëzore, morale politike dhe shoqërore. Ora e takimit me historinë po vjen dhe ne do të mblidhemi këtu për të festuar fitoren në mesnatën e 28 Qershorit, pikërisht në Tiranë, në Durrës, ku nesër (sot) do të hapim fushatën elektorale, në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka vijuar më tej Meta, sipas të cilit rinia e Shqipërisë nuk mund të jetë më fasadë e politikanëve, që u ka kaluar koha. Meta u shpreh i sigurt se Rinia e Shqipërisë do të jetë vetvetja, pasi rinia e Shqipërisë do mundësi për punësim dhe vetëm politika e LSI dhe qeverisja e saj e ardhshme nga LSI, do të garantojë punësim dhe mundësi për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, që të punojnë dhe të shprehin talentin dhe aftësitë e tyre.