E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Kartat, argumenti i dështuar i opozitës

Letërnjoftimet elektronike, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani i ka cilësuar argument të dështuar të opozitës, lidhur me akuzat e kampit rozë për jo transparencën e procesit të letërnjoftimeve elektronike. Ndër të tjera, ministri i Brendshëm i ka bërë thirrje opozitës për të mbështetur këtë proces kaq të rëndësishëm. Sipas tij opozita duke mos pasur një argument tjetër për tu ballafaquar sepse i mungojnë vizionet, kërkon se ku të kapet. Në lidhje me përgjigjen që Ministria e Brendshme i ka dërguar selisë rozë, Nishani shtoi se opozitës nëpërmjet kësaj letre i është paraqitur i gjithë informacioni i nevojshëm për shtetasit që nuk kanë pasaportë, për shtetasit që kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimin e sekretarit të çështjeve zgjedhore, Kastriot Islamit. Opozita duhet ta mbështesë procesin e letërnjoftimeve elektronike dhe jo të dëmtojë këtë proces kaq të rëndësishëm, u shpreh ministri Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›