E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Të njohim rezultatin e të futemi në Parlament

Anëtari i Kryesisë, Ben Blushi, është i pari ndër
zyrtarët e tjerë të kësaj partie që deklaroi se
PS duhet të pranojë humbjen në zgjedhjet e
28 qershorit. Blushi është shprehur kundër idesë për
të lënë jashtë Parlamentit grupin parlamentar të PS,
pasi nuk mund të imitohet Berisha gjatë proceseve
zgjedhore kur nuk njihte rezultatin. "Filozofi a e kryetarit
të PS-së ka dështuar dhe për këtë nuk mund të
fajësohet PS-ja dhe aq
më pak komisionerët
në të gjithë Shqipërinë.
Këto zgjedhje nuk i kanë
humbur komisionerët,
siç po interpretohet
paturpësisht, por kauza
e gabuar dhe politika
e personalizimit të një
beteje të përbashkët.
Ajo që po ndodh pas 28
qershorit në PS është
një nga aktet më të
shëmtuara në historinë
e kësaj partie", deklaroi
ai. Blushi shprehet
kundër idesë që një
humbje të lexohet si
fitore, ndërsa shprehu bindjen se PS duhet të
largohet nga fenomeni i kasharizimit dhe të kuptojë
se nuk ka humbur në një komunë, por ka humbur në
rang vendi. "Po pres mbledhjen e forumeve të partisë
për të dëgjuar të vërtetën e kolegëve dhe të miqve
të tjerë dhe për të thënë dhe unë të vërtetën time",
u shpreh Blushi.
Ai këmbënguli se zgjedhjet e 28 qershorit ishin
zgjedhje të përgjithshme, për të cilat çdo parti
përgatitet në katër vjet dhe ato nuk mund të trajtohen
si zgjedhje të pjesshme ose lokale, sepse tani kemi
humbur Shqipërinë dhe jo Kasharin. "Prandaj duhet t‘i
drejtohemi Shqipërisë duke shmangur kasharizimin e
PS-së", u shpreh Blushi. Ai ka kërkuar edhe më parë
në një mbledhje të kryesisë që PS të pranojë humbjen
dhe të përgatitet për vjeshtën e opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›