Malaj: Më 28 qershor nuk arritëm objektivin e duhur
Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben
Malaj, është një ndër zërat që deklaron se Partia
Socialiste nuk arriti objektivin që dëshironte në
zgjedhjet e 28 qershorit. Në një intervistë për "Ora
News" ish-ministri i Financave u shpreh se PS e humbi
shansin në këto zgjedhje që të vijë në pushtet. "Në
zgjedhje, ne nuk arritëm atë për të cilën ishim të
përkushtuar, por dhe që kishim detyrimin maksimal.
Nuk arritëm të kishim një rezultat që na sillte në
pushtet dhe na ndihmonte të ishim vendimtarë në
hapat për menaxhimin
e vendit. Duket se
Partia Socialiste e
humbi mundësinë
që të qeveriste me
koalicionin e saj",
sqaroi Malaj. Sipas tij,
të braktisësh procesin
dhe të merresh me
analiza brenda vetes
është qëndrim jo
korrekt dhe me ndikim
negativ. Gjithsesi, ai
konstatoi se do të
duhej që të kishte një
hapje më të plotë të
koalicionit potencial
që zgjerimi i bazës
mbështetëse të bënte
të mundur rezultatin maksimal. "Duheshin vlerësuar
potenciale brenda partisë që në karrierën e tyre
erdhën në mënyrë normale. Punuam shumë për një
program real, por u ngurrua prezantimi i tij sa më
bindës para elektoratit. Edhe performanca në debate
duket se nuk arriti maksimumin. Një tjetër element
ishte personalizimi i fushatës dhe fi tores së koalicionit
tonë", tha Malaj. Sipas tij, Partia Socialiste duhet
të luftojë me instrumente ligjore, që të garantojë
votën dhe se nuk bëhet fjalë të krijohet një ambient
konfl iktesh, por të krijohet fryma e një konkurrence
në parti. Malaj tha se që në vitin 2005, së bashku me
kolegë është menduar gjatë që PS të mos vuajë nga
ato çka vuajnë shumë parti evropiane. "Duke pasur
parasysh zhvillimet brenda partisë, u mendua se
procesi i sfi dave parlamentare të ishte i qartë. Nëse
kryetari humbet garën, këtu nuk bëhet fjalë për të
kërkuar dorëheqjen, mandati ka mbaruar dhe fi llon
një garë", insistoi Malaj.