E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi në Bulgarec: “Berisha ka rritur varfërinë në vend”



Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Ben Blushi dhe Arben Ahmetaj, kanë zhvilluar një takim elektoral me banorët e fshatit Bulgarec. Gjatë fjalës së tij në këtë takim Blushi tha se qeveria e Sali Berishës, ka shtuar më shumë korrupsionin dhe varfërinë në vend gjatë mandatit të saj 4-vjeçar. Sipas Blushit, ekonomia e vendit ka rënë në nivele të ulëta, pasi kryeministri mendoi më shumë për pasurimin e familjes dhe oborrtarëve të tij. Ben Blushi kërkoi që më 28 qershor, i gjithë qarku i Korçës t’i japë përgjigjen e merituar Sali Berishës, duke votuar Partinë Socialiste: “Sali Berisha ka rritur varfërinë, duke shtuar korrupsionin në Shqipëri, duke braktisur fshatin, duke shkatërruar sistemin shëndetësor, duke i lënë shqiptarët pa punë, duke rrënuar ekonominë, duke vjedhur bashkë me kolegët dhe miqtë familjar, e ministrat e tij”.
Ndërkohë, kandidatët e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Ermelinda Meksi dhe Pirro Lutaj, zhvilluan dje një takim me gra dhe të rinj në qytetin e Ballshit, ku folën për programin e Partisë Socialiste për rininë dhe gruan. Më pas takimet e Meksit dhe Lutajt vijuan në fshatrat Kremenar, Pecaj dhe Fratar ku ata u njohën me vështirësitë e kësaj zone dhe shqetësimi kryesor ishte uji i pijshëm.

11 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›