Blushi në Korçë: “Ndryshim radikal sistemit shëndetësor”
Kandidatët për deputetë të PS-së në qarkun e Korçës, Ben Blushi e Olta Xhaçka, kanë qenë në Spitalin e qytetit të Korçës, ku kanë takuar pacientë mjekë e infermierë të këtij spitali. Blushi, në bisedat me ta, ka parë nga afër pamundësitë e këtij spitali për të qenë funksional e për t’i shërbyer të gjithë qarkut. Kandidati socialist tha se qeverisja e ardhshme e PS-së, me programin e saj qeverisës, do të realizojë një ndryshim të thellë të sistemit shëndetësor në Shqipëri. “Për fat të keq, ky spital, nga më të mirët e Shqipërisë, ka shumë kohë që i torturon njerëzit, duke dalë të sëmurë jashtë derës së pavijonit, ngrihen nga shtretërit e në mes të natës blejnë age, sepse për shkak të korrupsionit dhe mënyrës se si menaxhohet, nuk gjen ilaçe, nuk gjen shiringa, që janë detyrim shtetëror”, - tha Blushi.
15 Qershor 2009