Milo: “Askush nuk mund t’ua imponojë votën shqiptarëve”
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale zhvilloi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokracia Sociale në qytetin e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij në këtë takim Milo denoncoi presionet që i bëhet elektoratit, për të penguar që ata të votojnë për PDS-në. Milo tha se askush nuk mund t’ua imponojë votën shqiptarëve. “Duhet t’u qëndrojmë të gjitha presioneve që i bëhen elektoratit me qëllim që vota të pengohet që të shkojë te Demokracia Sociale. Por shqiptarët tashmë e dinë se nuk mund t’u imponohet nga askush, se ku do ta hedhin votën dhe për cilën parti do ta hedhin. Demokracia Sociale është një parti që respektohet nga shqiptarët duan apo nuk duan ata që janë në pushtet, apo ata të cilët nuk duan që Demokracia Sociale nesër të bëhet një faktor i rëndësishëm politik dhe qeverisës”, - tha Milo.
15 Qershor 2009