E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: “Pas fitores, PSD-ja do të vendosë ligj dhe drejtësi”



Takimi i radhës për kreun e Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka qenë në Tiranë. Në takimin e zhvilluar me simpatizantë dhe mbështetës të PSD-së, Gjinushi tha se forca që ai drejton do të angazhohet për vendosjen e ligjit dhe drejtësisë pas fitores së 28 qershorit. “Partia Socialdemokrate premton që me fitoren e 28 qershorit, së pari, ne do të vendosim drejtësi; do vendosim ligjin; do të vendosim kushtetutshmërinë e vendit, ndryshe nga përvoja e këtyre 4 vjetëve. Angazhimi ynë kryesor dhe puna jonë e përbashkët është përfaqësimi i PSD-së me mandatin e vet në çdo qark në Kuvendin e ardhshëm dhe nga kryeqyteti të jenë dy përfaqësues, për të larguar qeverinë më të korruptuar, më të mbrapshtë e më të dështuar që ka parë vendi”, - tha Gjinushi.

15 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›