E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi paraqet romanin e ri

Përurohet sot pasdite në Tiranë "Otello, Arapi i Vlorës", romani i ri i shkrimtarit dhe politikanit Ben Blushi. Ky roman i dytë për krijimtarinë e Blushit, i cili vjen nga shtëpia botuese "Toena", sjell për lexuesin ngjarje dhe histori të Mesjetës së viteve 1300-1400. Në të trajtohen marrëdhëniet politike e tregtare mes Venedikut dhe Vlorës. Kryeqendra e romanit është qyteti i Vlorës, i cili, i vendosur në një sfond real historik, sjell në vëmendjen e lexuesit ngjarje dhe situata të ndryshme gjatë lëvizjeve të bëra për përballjen me pushtuesin turk. Në librin "Otello, Arapi i Vlorës" zënë vend shumë personazhe të huazuara nga "Otello" i Shekspirit, por të përshtatura në kohë dhe lëvizje të tjera nga Ben Blushi. Përkrah Otellos dhe Desdemonës marrin jetë dhe personazhet e tjerë, si mjeku Stefan Gjika, trimi lab Andrea, pushtuesi turk Hamiti, etj.

Në prill të vitit 2008, Blushi botoi romanin e tij të parë të titulluar "Të jetosh në ishull", që rezultoi shumë i suksesshëm për lexuesin shqiptar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›