E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fest-Argjiro ‘09" pret 11 grupe

Përfundon sot festivali folklorik ndërkombëtar "Fest-Argjiro 2009". Edicioni i dytë i tij po zhvillohet në odeonin e Qendrës Historike të Gjirokastrës. Në këtë festival marrin pjesë 11 grupe folklorike të ardhura nga shtatë vende të rajonit, si Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia, Kroacia, etj. Përshëndetjen e mirëseardhjes e dha ansambli "Gjirokastra", i cili kishte përzgjedhur një repertor të pasur për mysafirët e "Fest Argjiro 2009". Isopolifonia labe e grupeve "Ergjëria" dhe "Kurora labe", këngët tradicionale, eleganca dhe harmonia e valltarëve të Dropullit, në "Malli për vendlindjen", etj., pasqyruan larmishmërinë e folkut të trevës së Gjirokastrës. Në përfundim të festivalit folklorik ndërkombëtar "Fest-Argjiro 2009", do të shpërndahen dhe certifikatat për grupet fituese, këngëtarët etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›