Riberi drejt Realit, Interi kërkon Roben
Në rast të fitores së zgjedhjeve, Florentino Perez do të blejë menjëherë Frank Riberinë. Këtë e thotë "AS", që flet për një marrëveshje verbale mes kandidatit për president dhe Alen Miljaço, menaxherit të francezit. E përditshmja spanjolle flet për një ofertë jo më të vogël se 50 milionë euro dhe një kontratë deri në fund të 2014-ës. Po kjo gazetë ka lajmëruar se Hoze Murinjo i ka kërkuar presidentit Morati të blejë mesfushorin e Real Madrid, Arjen Robben. Tekniku portugez e pëlqen shumë lojën e holandezit i cili kushton 36 milionë euro.