Celentano, album të ri kundër politikanëve
Nga udhëheqësit politik deri tek kriza ekonomike, Adriano Celentano këngëtari i mirënjohur italian vjen me albumin e tij të ri Facciamo finta che sia vero, (Le të shtiremi që është e vërtet), i cili do të dal në treg më 28 nëntor të 2012.
Pas katër viteve Celentano rikthehet me një trakt, kështu e ka vlerësuar albumin e ri bashkëshortja e këngëtarit Klaudia Mori. Celentano i ka lënë gruas së tij detyrën për t`u marr me mediat duke u larguar vetë, nga çdo lloj kontakti me gazetarët.
Kënga e parë nga e cila ka marr dhe titullin albumi fillon pikërisht me fjalët jemi në duart e stilit më të keq të jetës, në duart e qeveritarëve të paarsyeshëm. Mori sqaron se Celentano do ta bëj personalisht në një prej medieve italiane prezantimin e albumit të tij.
Ka një plan në mendje që nuk ka vendosur ende të na e thotë. Kjo gjë më ka shqetësuar, por ju të gjithë e dini se Adriano është pak i çuditshëm, u shpreh Klaudia Mori